Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Sektori i automobilave në Gjermani pritet të hyjë në krizë

ATSH-DPA/ – Sektori i automobilave në Gjermani, pjesë kryesore e suksesit të eksporteve të vendit, pritet të hyjë në krizë, sipas një studimi nga Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë së vendit, DIHK.

“Situata aktuale e biznesit dhe pritshmëritë për 12 muajt e ardhshëm në sektorin e automobilave dhe kompanitë furnizuese të saj kanë rënë ndjeshëm”, deklaron DIHK në një studim që do të paraqitet të martën e ardhshme.

Studimi tregon se vlerësimet për situatën aktuale për prodhimin e automjeteve kanë rënë për të katërtën herë radhazi duke arritur vlerën më të ulët në 10 vjet.

Sipas studimit, ndërkohë që sektori duhej të investonte shuma të mëdha parash për automjete elektrike, kushtet e dobëta të tregut po ndikonin negativisht në të ardhurat.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close