Advertisements

Serbia i ka borxh Kosovës 2.8 miliardë euro për fondet pensionale

Shuma e borxhit total që shteti i Serbisë ka ndaj pensionistëve kontribut dhënës të Kosovës arrin shifrën prej 2 miliardë e 800 mijë euro. Serbia po ashtu nuk është duke respektuar marrëveshjet e arritura gjatë dialogut në Bruksel, gjë e cila gjithashtu po i shkakton humbje Kosovës.

Kështu  u tha sot në prezantimin e studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë -Serbi  nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (Ridea), e cila me këtë rast ka dalë edhe me rekomandime për çështjen e kthimit të fondit të sigurimeve  pensionale dhe invalidor nga ana e shtetit serb.

Mrika Kotorri nga Ridea tha se shuma e borxhit që Serbia ka ndaj pensionistëve kontribut-dhënës të Kosovës nuk përfshinë interesin statusor, borxhin për periudhën 2017-2018, borxhin ndaj pensionistëve kontribut-dhënës që kanë jetuar në zonat e luftës gjatë 1998 dhe borxhin ndaj atyre që kanë paguar kontribute të detyrueshme për 15 vjet.

Kotorri: Serbia i detyrohet Kosovës 2.8 miliardë euro për fondet pensionale

“Kemi totalin e borxhit 2.8 miliardë euro në tërësi, mirëpo duhet cekur që në këtë shifër nuk përfshihet instituti statusor, borxhi për periudhën 2017-2018, borxhi ndaj pensionistëve kontribut-pagues që kanë jetuar në zonat e luftës gjatë 1998 dhe borxhin ndaj atyre që kanë paguar kontribute të detyrueshme për 15 vjet në BVISIPI dhe të ish-KSAK”, tha Kotorri.

Disa nga rekomandimet  për çështjen e fondit të sigurimeve  pensionale dhe invalidor,  të cilat dolën nga ky studim janë, që Serbia duhet ta pranojë se e drejta në pension është e drejtë themelore e fituar  në bazë të punës, që ta pranojë përgjegjësinë për dëmin në para dhe dëmin jo pasuror, që zyrtarisht ta pranojë detyrimin e saj politik dhe moral për kompensimin e pensionistët kontribut-pagues dhe që Qeveria e Kosovës të shfrytëzojë të gjitha dokumentet relevante dhe të duhura për të zhvilluar argumentet e saj gjatë negocimit në emër të qytetarëve.

Studimi tjetër i RIDEA kishte të bënte me sektorin e energjisë, ku u tha se Serbia nuk po i respekton marrëveshjet e arritura gjatë dialogut, gjë e cila po i shkakton humbje financiare Kosovës.

Besnik Krasniqi tha se dëmi total që rrjedh nga veprimet dhe jo veprimet e EMS që i ngarkohet Serbisë arrijnë shumën prej 432 milionë euro. Ai tha se ky borxh përbehet nga tri komponentë.

Krasniqi: Ky borxh përbëhet nga 3 komponentë

“Kur është fjala te vlerësimi i humbjeve monetare dhe të hyrave monetare, humbjet ekzistuese që përveç kanë ndodhur janë disa humbje që Kosova nuk i realizon për shkak të pengesave që krijohen për shfrytëzimin e interkoneksionit më Shqipërinë, nën 1 e kemi mos kompensimin për alokimin e kapacitetit në tri linjat e interkoneksionit që kapin vlerën prej rreth 225 milionë euro për periudhën  2004-2009, mos pagesat  e faturave të energjisë në pjesën veriore të Kosovës që arrijnë vlerën prej 204 milionë euro dhe të hyrat e humbura që rrjedhin nga mos shfrytëzimi i linjës së transmisionit me Shqipërinë që kapin vlerën prej rreth 3 milionë euro për periudhën 2016-2019”, tha Krasniqi.

Ndryshe, në këtë konferencë u tha se këto studime do t’i dërgohen Qeverisë së Kosovës, e cila duhet t’i përdorë si fakte në dialogun me Serbinë.

//RTKlive

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close