Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Shkrimtari ynë Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë

Revista për letërsi dhe kulturë e Universitetit të Oklahomas ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës së shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë.

Çmimi “Neustadt” është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë i kësaj kategorie, që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga të paktët çmime ndërkombëtare, për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë, transmeton oranews.

Në faqen zyrtare të “Neustadt Prize” thuhet se “Kadare është një romancier, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar , i cili ka shkruar disa vepra të mëdha. Ai botoi romanin e tij të parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në vitin 1963. Ka fituar shumë çmime ndërkombëtare dhe vlerësohet nga disa si një nga më të mëdhenjtë e shkrimtarëve bashkëkohorë evropianë. Ai është përmendur shpesh si pretendent për çmimin Nobel në Letërsi”.

Sipas “Neustadt Prize” Kadare është një kampion i demokracisë ndërkombëtare dhe në 1990 kaloi në azil politik në Francë. Ai ka shkruar, “Unë u njoha me letërsinë para se ta njihja lirinë, kështu që ishte letërsia që më çoi drejt lirisë, jo anasjelltas. Besimi në letërsi dhe procesi krijues sjell përsosmëri. ”

Fituesi i “Neustadt Prize” shpërblehet me 50,000 $ një pendë shqiponje prej argjendi dhe certifikatën e çmimit.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close