Advertisements

Shtëpia e Bardhë , letër ligjvënësve demokratë

Editor

Shtëpia e Bardhë zyrtarisht ka refuzuar të bashkëpunojë lidhur me hetimin për shkarkim ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin po e zhvillon Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët.

Përmes një letre dërguar drejtuesve demokratë, Shtëpia e Bardhë e refuzoi hetimin si “të pabazë” dhe “jo vlefshëm nga ana kushtetuese”.

Tri komitete të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequra nga demokratët po hetojnë presidentin Trump.

Hetimi është duke u përpjekur të zbulojë nëse presidenti ka tërhequr një ndihmë për Ukrainën në mënyrë që ta shtyjë autoritetet ukrainase të hetojnë Joe Biden, i cili po kandidon për nominimin presidencial të demokratëve.

Letra e Shtëpisë së Bardhë vjen disa orë pasi administrata e Trumpit e bllokoi dëshminë e ambasadorit amerikan në Bashkimin Evropian që të paraqitej para komiteteve të Dhomës së Përfaqësuesve

Loading...
Advertisements
Next Post

Mandati për formimin e qeverisë së re i takon Vetëvendosjes

Pavarësisht diferencës së vogël të votave që kanë Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK, sipas analistëve, është e qartë që mandati për formimin e qeverisë së re i takon Vetëvendosjes. Por, analistët shohin vështirësi në arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet këtyre dy subjekteve, që dolën i pari përkatësisht i dyti në zgjedhjet […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close