Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

 Si u ndrydh historia kombit shqiptar? Pse ky komb është kaq interesant?

Shkruan Fahri Xharra

Të ndrydhësh do të thotë të ngjeshësh diçka për të zënë vend më pak. Brumi ndrydhet. Ndrydhet edhe ajri. Ndrydhja është kur nuk e lë diçkafin apo dikë të shfaqet apo zhvillohet lirisht duke i krijuar pengesa a vështirësi ,duke e ngushtuar, duke e penguar apo shtyp. Por, këtu e kam fjalën për kombin tonë të ndrydhur; të ndrydhur nga mendimet ,nga ndjenjat dhe nga dëshirat. Të ndrydhur nga hovi ,të ndrydhur nga personaliteti.

Një komb i ndrydhur , i mbyllur në vetvete , i ndrydhur nga ndrojtja e nga frika. Një komb, i vrenjtur, i rrudhur, i ngrysur: i kufizuar e i penguar në zhvillim, në shfaqje të lirë të mendimeve . Një komb, që jetuam në një mjedis ndrydhës me ndjenjë të rëndë shtypëse: me një trishtim ndrydhës e që na dukej qetësi -e ajo ishte qetësi ndrydhëse.

Na mbanin të ndrydhur me dëshira të ndrydhura, me fuqi, vullnet dhe jetë të ndrydhur.
Edhe hapësirën na e ndrydhnin .Shikoni hartat se ku ishim , se cilat dete i lagnin brigjet tona . Duke u (na) ndrydhur u ( na) tkurrëm(n) në një vend që na ofronte vetëm ndrydhje mendore, intelektuale dhe vetëvepruese.

Me anë të ndrydhjes na e ndrynë edhe të kaluarën tonë; ashtu të mbyllur në një vend pa krenari, të këputur nga lidhjet nder veti e me të tjerët.
Të gjithë , sot e njohin se ç ‘është Zip-i , një arkiv e formatuar e cila mundëson që sa më shumë të dhëna të ndrydhen në një vend që mos të zënë vend në kompjuterin tonë. Zip-in e krijoi me 1989 Phil Katzi. Zip-i na mundëson që t`i ndrydhim (komprimojmë) shënimet tona të shumta duke përdorur metoda të ndryshme apo thjeshtë duke i magazinuar të dhënat tona. Çdo e dhënë e ndrydhur me anë të Zipi-t ruhet veçmas dhe shfletohet po ashtu veçmas., sepse ato duke u ruajtur veç e veç ,pa e trazuar tërësinë nxirren jashtë ato që na duhen. Një shigjetë treguese është e vendosur në fundin e Zip-t. dhe ajo ne tregon se cilat të dhëna janë dhe ku janë . E lehtë a? ”Po, kush ishin këta pellazgë, që u “sorollatën” si zot të deteve dhe iu dhanë atribute të Perëndive, Mbretërve të tyre të famshëm? (shiko Niko Stillo “Etruskishtja Toskërishte”).Këta banorë të parë evropianë, që u shtuan në shumë “fise” dhe “fara”, i lanë jo vetëm një arkiv të pasur gjuhësor, por edhe të zbulimeve shkencore, kulturore dhe fetare, shoqërive të mëvonshme në Europë dhe bashkëkohëse në Afrikën Veriore, Azinë e Afërme dhe të Largët e deri përtej Oqeaneve. Gjithashtu, krijuan modele të drejtimit të shtetit dhe të edukimit të elitave të ardhshme, që frymëzuan edhe intelektualët e Rilindjes europiane të shek. 18-19. Një trashëgimi kaq e pasur e lashtësisë europiane, e krijuar gjatë 50 000 – 150 000 viteve, sepse gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore nuk mund t’i mbanin vetëm shpatullat disa shekullore të Greqisë, që fillon me shek. 6 BC me botimin e poemave të Homerit.( Fatbardha Demi)

“Gabimi më i madh i kryer ka qenë, sepse Greqia është vendosur në qendër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore”, megjithëse nga Homeri “Helenët nuk janë cituar kurrë si popull apo si komb”.
“Përkrenarja e famshme me brirë (cjapi apo dashi) që mbante Pirro II (319-272 BC) ishte e ngjashme me atë të Aleksandërit të Madh. Të njëjtën përkrenare mbante edhe heroi kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti (1405-1468). Kjo vërteton zanafillën e përkrenares me brirë që mbahej nga sovranët, në veçanti nga ata me zanafillë trake -ilire ( Arif Mati)”
Ky ishte një Zip e ne nuk guxonim të flisnim.

Pastaj Zipi tjetër nga Roma , Turqia dhe Serbia. . Ndrydhje e pashembullte ndaj një populli me prejardhje të lashtë e super të lashtë. Neve na ndrydhën të kaluarën ( na e futën në Zip) : pa kurrfarë mundësie që ta s’ndrydhim dhe dolën me shënimet e tyre të cilat ia shpërlanë trurin botës e për ne as mos të flasim. Na shanë, na anashkaluan sikur mos të kishim qenë kurrë këndej pari. Na bënë ”bisha” na ”ngjitën” bishtin e se ç`na thanë. Të gjitha duheshim t`i përpinim dhe besa filluam edhe t`i zinim besë se me të vërtetë ” ishim ”po ata , ashtu si shkruhej për ne.

Një gjë interesante me këtë trenin e historisë i cili nuk ka të ndalur dhe në të hyjin dhe zbresin nga më të ndryshmit , nga më të … por të fundi i fundit të gjithë janë udhëtarë ,dhe duhet të kryejnë një mision natyror . Neve ,natyra na i kishte pas pasur dhënë biletat për në vagonët e parë me numra të caktuar të ulëseve .. Dhe udhëtonim.

E fituam atë që nuk e kishim me mileniume dhe krijuam shtete por kur filluan gjërat të ç `ndrydhen dhe Zipi filloi të hapët ; filloi gjithçka por duke e harruar që Fredrich Ludwig Jahn, theksonte kuptimin politik të idesë kombëtare: “Shteti nuk është asgjë pa popullin dhe një qeveri e mençur, nuk e vendos shtetin mbi popullin, por popullin brenda shtetit”

Për kundër asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonëve të parë të klasit të parë; ardhësit po mundohen që ato të na i shqyejnë ,dhe këto vende që mezi i kemi ruajtur të na i zënë dhe të na gjuajnë ,të na hedhin poshtë nga treni i historisë i cili kurrë nuk ndalet.
Kur filluam pak të shlirohemi , të marrim frymë më lirshëm, të ngopemi me ujë se na mungonte edhe lagështira në ato ndrydhje të pa mëshirëshumë, filloi shtrydhja e re mbi ne. Filluam edhe te vet shtrydhemi. Shtrydh ata ,shtrydh ne, dhe kënd? Një popull të ndrydhur.
”Dhe nga këtu e ke tepër zor me ia mbushur mendjen njeriut të fillim shekullit të ri, se, o krijesë e vetme me gjykim, vetëdije e të folme, sikur kot se koti je duke djegur çastet e jetës tënde për t’u bërë zot e për mbi zot mbi planetin e tokës, sepse, përvoja e jetës brezave u ka lënë porosi: Ti mund ta blesh shtratin, por jo edhe gjumin. Ti mund ta blesh orën, por jo edhe kohën. Ti mund ta blesh librin, por jo edhe dijen. Ti mund ta blesh ilaçin, por jo edhe shëndetin. Ti mund ta blesh gjakun, por jo edhe jetën. Ti mund të blesh tërë armët e botës, por jo edhe lirinë.”

Vazhdimësia ilire-shqiptare? Skënderbeu ? Nënë Tereza? Ndërrimi i historisë? S`ka nevojë të futem në detaje.
Të përfundoj me shkrimin e Fatbardha Demit: Vetëm atëherë, kur historia e Arbërve, do të zëre vendin që i takon në Historiografinë e Lashtë Europiane dhe atë Botërore, vetëm atëherë, historiografisë së lashtësisë, do t’i kthehet MORALI i saj shkencor.
Fahri Xharra ( Prill 2013)

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close