Advertisements

Sot në ora 10:00 ka filluar numërimi i votave me postë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se numërimi do të fillojë të mërkurën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Ju njoftoj se të mërkurën (16 tetor, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave përmes postës”, ka thënë Elezi.

Më herët nga ky institucion ishte bërë e ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth 15.500 zarfe.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49 për qind, para LDK-së me 24.82 për qind. PDK është e treta me 21.24 për qind, koalicioni AAK-PSD ka 11.57 për qind, derisa  koalicioni Nisma-AKR-PD është nën pragun zgjedhor me 4.96 për qind të votave.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close