Advertisements

Çek për trenjakët e lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë

ATSH/- Një nënë e re pas 15 vitesh solli në jetë ditën e djeshme trenjakë, dy vajza dhe një djalë, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, të cilët përfituan edhe çekun e bebes.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila vizitoi nënën e re dhe fëmijët e porsalindur.

Ministrja i dorëzoi nënës së re edhe çekun e bebes.

“Prej 15 vitesh mezi prisnin të bëheshin prindër dhe 1 ditë më parë janë bërë me dy vajza e një djalë. Me kënaqësi i dhashë Etlevës çekun 3.6 milion lekë për trinjakët Mabel, Amelia dhe Elsjan”, shprehet Manastirliu.

Ministrja shprehet se “të porsalindurit dhe nëna gëzojnë shëndet të mirë, por janë ende në kujdesin e ekipit mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë”.

Bonusi i bebes, politika e re sociale e Qeverisë mbështet rreth 30 mijë familje në vit. Këshilli i Ministrave miratoi në 12 dhjetor masën dhe procedurën e dhënies së çekut të bebeve për nënat me foshnja të sapolindura.

Ndihma e menjëhershme financiare u jepet familjeve në masën dyzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, tetëdhjetë mijë lekë për lindjen e fëmijës së dytë, njëqind e njëzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim.

Në rastet e nënave që lindin binjakë apo trinjakë: në rastin e parë masa e përfitimit është  tetëdhjetë mijë lekë për secilin fëmijë dhe për rastin e dytë njëqind e njëzet mijë lekë për secilin fëmijë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close