Advertisements

Udhëheqësit e subjekteve pakicë ,të gatshme për bashkëpunim me Albin Kurtin

Editor

Udhëheqësit e partive politike të pakicave në Kosovë, presin që të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme të Kosovës, e udhëhequr nga Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Siç theksojnë ata, Kushtetuta u garanton që ata të jenë pjesë e qeverisë, pavarësisht se partia me të cilën ata kanë bashkëpunuar deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës, ka shkuar në opozitë. Ndërsa, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në disa raste, Kurti tha se Lista Serbe, gjithashtu duhet të shkojë në opozitë.

Bisedimet për formimin e një Qeverie të re të Kosovës midis Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, si dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si parti e dytë fituese në këto zgjedhje, janë duke vazhduar. Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, disa herë ka thënë se si pjesë e Qeverisë, do të përfshihen edhe grupet minoritare.

Sipas tij, Lista Serbe, duhet të hyjë në opozitë pasi, siç thotë ai, nuk është “parti por shtet”. Kurti thotë se, për forminin e qeverisë së re, së pari do të diskutojë me politikanët serbë që e njohin Kosovën, kundërshtarë të Listës Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit.

Por, përkundër kësaj, përfaqësuesit e Listës Serbe, konkretisht Dalibor Jevtiç, nënkryetar i kësaj partie, u ka thënë mediave të Beogradit se “pa folur me Listën Serbe, në asnjë opsion, nuk është i mundur formimi i një qeverie të re të Kosovës, sepse siç ka thënë ai, këtë e e garanton edhe Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e saj”. Nga ana tjetër, Slobodan Petroviç, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, në një prononcim për redaksinë e komuniteteve në Radio Kosovën 2, tha se është i bindur që partia e tij, do të marrë një mandat në qeverinë Kurti. “Jemi gati të bisedojmë me të gjithë ata që drejtojnë institucionet e Kosovës. Kurti kurrë nuk ka qenë në pushtet, por nga përvoja gjatë punës në parlament, partia e tij ka qenë “konsistente në pikëpamjet e saj”, thotë Petroviq.

Ndërsa, Nenad Rasiq, kryesues i Koalicionit Liria, i tha Radio Kosovës 2, se edhe ai është i gatshëm të bashkëpunojë me Albin Kurtin në Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Koalicioni Liria, kishte një program të ngjashëm me Lëvizjen Vetëvendosje, në fushatën zgjedhore. E çmoj angazhimin e Kurtit për përfshirjen e serbëve të Kosovës në dialog, në mënyrë që të mbrojë interesin e komunitetit serb në Kosovë, thotë Rashiq.

E nga partitë politike boshnjake në Kosovë, Koalicioni Vakat dhe Partia e Re Demokratike, me kryesuesin Rasim Demiri, shpreson që entiteti boshnjak, të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

“Deri më tani kemi pasur bashkëpunim të mirë. Unë mendoj se nuk ka asnjë dilemë që komuniteti boshnjak do të jetë pjesë e qeverisë, “tha Demiri.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Jaggjillar kujton se bashkësitë e pakicave i kanë 20 vende të garantuara në Kuvend, dhe se ata do të mbrojnë interesat kombëtarë të komuniteteve. Edhe përfaqësues të Komuniteteve të tjera, goranë, romë, ashkali dhe egjiptianë në Kuvendin e Kosovës, në bisedë për redaksinë e komuniteteve në Radio Kosovë 2, theksojnë se së bashku me përfaqësuesit e grupit parlamentar 6 plus, që bashkon deputetë jo-serbë, do të harmonizojnë kërkesat e tyre për t’u bashkuar me koalicionin qeverisës.

Ndryshe, sipas Kushtetutës së Kosovës, një ministër në Qeverinë e Kosovës duhet të jetë nga komuniteti serb dhe një nga një komunitet tjetër jo-shumicë i Kosovës. Nëse qeveria i ka më shumë se 12 ministri, atëherë ajo duhet të ketë një ministër të tretë nga komunitetet jo-shumicë.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Moti sot në Kosovë,12 tetor

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close