Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar arrestimet në veri të Mitrovicës

Kelani ka thënë për KosovaPress se dy të arrestuarit janë sjellë në Prishtinë ndërsa janë në pritje të vendimit të prokurorit kompetent.

“Varet çka vendosë prokurori, njëherë është herët të themi diçka”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë do të dalin me një komunikatë të përbashkët ose do të organizojnë një konferencë për media.

Ndryshe, KosovaPress-i  ka raportuar më herët se policia gjatë aksionit të sotëm në veri ka arrestuar hetuesin policor Rade Basara, i cili dyshohet për fshehjen e provave gjatë hetimit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq si dhe për arrestimin e V.B., djalit të eprorit të lartë të policisë, Zheljko Bojiq.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close