Advertisements

Zyrtari amerikan,Konstelanchik:Interesat e Rusisë në Ballkan nuk janë të njejta me ato të rajonit dhe të Shteteve të Bashkuara

Editor

David Kostelanchik, drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara ka thënë se angazhimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit nuk është gjithmonë në përputhje me vizionin e vetë vendeve në Ballkanin Perëndimor, as SHBA-ve e as Bashkimit Europian.

“Ne besojmë se interesat afatgjata të Rusisë në rajon nuk janë të njëjta me ato të vendeve të rajonit dhe nuk mbështesin vizionin dhe qëllimet, integrimet, përmirësimin e standardeve, lirinë e mediave, rregullin e ligjit dhe vlerat e tjera të komunitetit euro-atlantik. Strategjia e Rusisë që shohim është ajo që kemi kemi parë në Mal të Zi, kur ata u përpoqën të parandalojnë bashkëpunimin e këtij vendi me institucionet euro-atlantike, “iu tha Konstelanchik gazetarëve gjatë një pushimi në Forumin e Sigurisë në Beograd.

Ai gjithashtu foli për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, duke deklaruar se ai ishte “jo i sigurt” se investimet kineze ishin gjithnjë në interesin afatgjatë të vendeve të rajonit dhe se ato me gjithsesi duhet “të mbajnë sytë hapur”.

Sa i përket Rusisë, ajo thotë se angazhimi i saj dhe interesat në rajon nuk janë në përputhje me ato të përbashkëta nga SH.B.A. dhe BE, tha Kostelanchik.

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Der Leyen: Tirana dhe Shkupi kanë bërë përpjekje kolosale

ATSH-ANSA/ – Jam plotësisht e bindur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje kolosale për t’iu afruar standardeve europiane dhe e meritojnë një sinjal pozitiv, deklaroi sot kryetarja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, lidhur […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close