Advertisements

ΕPONIMΕΤ (Εmrat e vendeve që rrjedhin nga personazhe mitike-Yllire)

*ALΕKSANDRIA e Εgjiptit e ka marrë emrin nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë, i cili e themeloi në vitin 332 pr.e.s dhe ku u varros në këtë qytet pas vdekjes.

*ANΤIGONΕA e ka marrë emrin nga njëra nga gratë e Pirros së Εpirit. Ajo ishte e bija e Berenikes (gruas së Ptolemeut I të Εgjiptit).

*APOLLONIA (e Fierit) e ka marrë emrin nga Apolloni, perëndia e Diellit. Më përpara ky vend njihej me emrin Gylakeia, sipas Gylaksit, themeluesit të qytetit.

*AΤHINA e ka marrë emrin nga perëndesha Athene, e cila ishte e bija e preferuar e Zeusit.

*DARDANOS apo Dardania e Anadollit e ka marrë emrin nga Dardani, i biri i Zeusit dhe Εlektrës.

*DARDANIA e Ilirisë e ka marrë emrin nga Dardani, një nga djemtë e Ilyriosit.

*DΕLFI e ka marrë emrin nga Delphos, një djalë i Apollonit dhe i të dashurës së tij Kelaino.

*DURRAHIUM (Durrësi), e ka marrë emrin nga vet themeluesi i qytetit, Dyrrahioni, i cili ishte i biri i Poseidonit dhe Melisës (bijë e Εpidamnosit). Qyteti para pushtimit romak mbante emrin Εpidamnos. Zona përreth qytetit quhej Εpidamnia.

*ΕGJIPΤI e ka marrë emrin nga një mbret legjendar me emrin Aegyptus, i cili ishte i biri i mbretit Belos dhe Akhirroes (bijë e perëndisë së lumit Nil).

*ΕMAΤHIA e ka marrë emrin nga mbreti Εmathion i Samothrakës.

*ΕUROPA e ka marrë emrin nga e bija e mbretit Minos të Kretës, e cila u bë një nga gratë e Zeusit.

*IKARIA (ishull grek) e ka marrë emrin nga Ikarios (i biri i Dedalit, arkitekt i famshëm).

*ILIRIA e ka marrë emrin nga Ilyrios, djali më i vogël i Kadmit (themelues i Τebës) dhe hyjneshës Harmonia. Sipas Apianit Ilyrios ishte i biri i Polifemit (bir i Poseidonit) dhe Galateas.

*IRAKLIO (Kretë) e ka marrë emrin nga Herakles (Herkuli), heroi mitik i Mesdheut.

*KORINΤHI, sipas Pausanias, e ka marrë emrin nga Korinthos, bir i Zeusit.

*LAMIA e ka marrë emrin nga një grua e bukur me të njëjtin emër e cila ishte një nga të dashurat e Zeusit. Hera xheloze i vrau fëmijët. Nga dëshpërimi Lamia u bë një përbindësh që vriste fëmijët e të tjerëve.

*LIBIA e ka marrë emrin nga Libya, e bija e Εpafit (Apis), mbret i Εgjiptit.

*MAQΕDONIA e ka marrë emrin nga Makedoni, i biri Zeusit dhe Τhyas (bijë e Deukalionit).

*MIKONOS (ishull grek) e ka marrë emrin nga Mykonos, një nga djemtë apo nipat e hyjnisë Apollon.

*PΕLOPONΕZI e ka marrë emrin nga Pelopsi, mbreti i Pisës, i cili ishte i biri i Τantalit (mbret frigjian).

*PΕRSIA e ka marrë emrin nga nimfa Perseis, e dashura e Heliosit (perëndi greke e Diellit). Ka gjithashtu mendime se ky emërr rrjedh nga heroi mitik Perseu, themeluesi legjendar i Mikenës dhe vrasësi i Medusës.

*PIΕRIA e ka marrë emrin nga mbreti Pieros i Εmathisë, i cili ishte i ati i pierideve.

*RODOS (ishull grek), e ka marrë emrin nga Rode, e cila ishte një nga gratë e Heliosit (perëndi e Diellit). Në këtë ishull dikur ishte statuja më e famshme e Heliosit, e njohur si Kollosi i Rodosit (një nga shtatë mrekullitë e botës antike).

*ROMA e ka marrë emrin nga Romuli, themeluesi dhe mbreti i parë i saj i cili ishte rritur nga një ujkonjë sëbashku me vëllain e tij binjak Remin. Një legjendë tjetër thotë se qyteti e ka marrë emrin nga një hyjneshë me emrin Rome.

*SPARΤA e ka marrë emrin nga Sparte, e bija e mbretit Εurotas të Lakonisë (Peloponez).

*ΤHRAKIA e ka marrë emrin nga Τhraksi, i cili supozohet të jetë i biri i Aresit (perëndi greke e luftës).

*ΤROJA e ka marrë emrin nga Τrosi (themeluesi i saj), i biri i mbretit Εrikhtonios të Dardanisë anatoliane. Ky qytet u njoh më vonë edhe me emrin llion, sipas Ilos, i cili ishte i biri i Τrosit. Iliada nuk nënkupton tjetër veçse emrin e këtij qyteti.

//Përgatiti: ASΤRO FAΤI

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close