BBC:Bashkimi Evropian i ka dërguar një mesazh të zymtë gjithë Ballkanit

Refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte ekuivalentja diplomatike e Bashkimit Evropian e ofrimit të shtrëngimit të duarve në fillim dhe më pas e shpërfilljes, shkruan Guy Delauney i BBC.

Në këtë histori “Emmanuel Macron i Francës luajti rolin e kryekundërshtarit”, thekson Delauney.

“Macron tha ‘jo’ kur të gjithë liderët e tjerë të BE-së ishin në favor të dhënies zyrtare të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shton ai, shkruan ATSH.

”Me refuzimin e tij, Bashkimi Evropian i ka dërguar një mesazh të zymtë gjithë Ballkanit, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi e për më tepër edhe për Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën. Në veçanti, për të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas, refuzimi vjen si një goditje, çka lë pas aspiratat evropiane të një brezi të ri. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker e konsideroi veton franceze një gabim historik duke paralajmëruar se kjo do të kompromentonte seriozisht ndikimin e BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thotë BBC.

Sipas Delauney, situata e krijuar është për Rusinë një mundësi e madhe.

“Ekziston frika se disa vende mund të shohin si zgjidhje nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, të mbizotëruar nga Rusia, pa u shqetësuar shumë për pasojat”, shkruan ai.

“Për sa kohë që Emmanuel Macron do të jetë president i Francës, është e vështirë të thuhet se kur do të fillojë hapja e negociatave me vendet e Ballkanit”, përfundon BBC.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close