LVV dhe LDK ,arrijnë marrëveshjen për formimin e qeverisë së re

Mediat prishtinase njoftojnë arritjen e marrëveshjes programore në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike për qeverisjen e ardhshme të Kosovës.
Marrëveshja mbetet për tu konfirmuar nga drejtuesit e partive, Isa Mustafa dhe Albin Kurti, njoftojnë mediat më tutje.

Pas mbledhjes së gjashtë të përfaqësuesve të dy partive,Avdullah Hoti tha se të dy palët kanë përfunduar bisedimet për program dokumentin e qeverisë së re.
“Unë jam i kënaqur të them që kemi arritur marrëveshje për të gjitha çështjet programore,” tha Hoti, duke përmendur se drejtuesit e partive së shpejti do të konkretizonin këtë marrëveshje.

“Ne kemi rënë dakord për strukturën e qeverisë dhe institucioneve,” tha Hoti, duke thënë se nuk ka pasur diskutime për çështje personale.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close