Advertisements
Perandori romak bizantin Maurice

Perandori romak bizantin Maurice

27 Nentor 602 – Perandori romak bizantin Maurice detyrohet të shikojë ekzekutimin e 6 djemve të tij, para se edhe atij t’i pritej koka; trupat e tyre u hodhën në det dhe kokat u ekspozuan në Konstandinopojë; bashkëshortja Konstantina dhe tre bijat e tyre u vendosën në një manastir. E gjithë kjo ndodhi, pasi Maurice dekretoi qëndrimin e ushtrisë gjatë dimrit përtej Danubit, për të ndalur valën e fiseve nga lindja, por ushtarët të lodhur nga disa muaj luftimesh dhe në prag të dimrit, u rebeluan.

Mbreti persian Khosrau II i përdori këto përçarje për të rifilluar një luftë kundër Perandorisë. Historianët thonë se vrasja e perandorit Maurice ishte një pikë kthesë në histori, sepse lufta romake – persiane i dobësoi të dyja perandoritë, duke bërë të mundur vendosjen përgjithmonë të fiseve sllvavëve në Ballkan dhe duke hapur rrugën për zgjerimin arab/musliman. Vdekja e perandorit Maurice, për historianët, shënon edhe fundin e epokës së Antikitetit Klasik.

// Kalendari Enciklopedik Shqiptar

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Author Image
Editor
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close