Advertisements

1575 jahte turistike kanë zbarkuar në Sarandë në 10 muaj

ATSH/ Plazhet mahnitëse, uji i kristaltë dhe monumentet e shumta kulturore kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj që kanë vizituar Sarandën.

Edhe pse ende në stinën e vjeshtës, gjatë muajve janar-tetor në në portin e Sarandës, pati një fluks të shtuar të turistëve të huaj, që kanë ardhur me kroçera apo jahte.

Drejtoresha e portit të Sarandës, Kozeta Statha bën të ditur për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-tetor në Sarandë kanë ardhur 1575 jahte turistike 1575, ndërsa kanë prekur portin 288 tragete nga këto 42 kanë qenë tragete Cruiz”.

“Sidomos gjatë periudhës së verës ka pasur një numër të lartë të jahteve luksoze që kanë vizituar Sarandën”, tha Statha.

Sipas drejtoreshës Statha, kroçerat kanë pasur në bord turistë nga Austria, Belgjika, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irani, Italia, Spanja, Zvicra, Ekuadori, Polonia, etj..

Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë me kroçera dhe jahte turistike.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close