Thëngjilli nuk bëhet ar. Alkimistët serb e grek të historisë

”Serbia dhe Greqia në mënyrën më të paskrupullt janë munduar dhe mundohen edhe sot e kësaj dite që historinë e tyre, e cila nuk ka histori, në mënyrë alkimike t`a krijojnë për vete. Nga asgjëja mundohen të sajojnë ar. Por iu bëhet e pamundur. Ari është ar e thëngjilli thëngjill. Dhe kështu në mënyrë alkimike, e në rastin tonë me vjedhje, të krijojnë historinë e tyre kombëtare.”

shkruan Fahri Xharra

Alkimia është aftësia e arrijtjes së tejjetesës apo pavdekshmërisë me ndihmën e eliksirëve të sajuar nga metalet jofisnike të kthyer në ar apo në substanca të ngjashme me arin. Në historinë e shkencave, alkimia kuptohej si formë e hershme e dëshirës së njerëzimit për hulumtimin e natyrës, si dhe në filozofi e shkencat shpirtërore. Që të dyja variantet e përmendura të alkimisë, i kombinojnë elementet kimike, metalurgjike, fizike, ato të mjekësisë, astrologjisë, mistikës dhe spiritualizmit, si dhe ato të artit. Alkiminë e praktikonin të mençurit në Mesopotaminë e lashtë, Egjypt, Indi dhe Kinë. Mënyra të njëjta të përdorimit të alkimisë, janë njohur edhe në Greqinë e vjetër e në Romën e lashtë, si dhe në vendet islamike-arabe. Njeriu që e praktikonte alkiminë quhej alkimist.

Sa është e njohur dhe sa është e pranishme alkimia si shkencë ose si hulumtim filozofik në kërkim të “Gurit të mençurisë” në literaturën bashkohore? Alkimia e dikurshme nga e cila më vonë janë zhvilluar kimia, farmacia dhe mjekësia, i ka dhënë impuls zhvillimit të filozofisë si kërkim për “gurin e mençurisë”, si dhe degët e posaçme të psikologjisë moderne.
“Studimet alkimike” (K.G. Jung) nuk janë marrë vetëm me hulumtimin e arit. Në studimin e tij tridhjetë vjeçar, K.G . Jung konstaton se alkimistët e vjetër ishin edhe propagandues shpirtëror të cilët i kryenin proceset e transmutacionit si në rrafshin e materies fizike, ashtu edhe në rrafshin e shpirtit (transmutacioneve mentale), për të hulumtuar metale me një strukturë të ngjashme apo të njëjtë me arin.
Alkimia (lat. alchimia, arab. خيمياء) është degë e filozofisë së natyrës nga e cila në shek.17 dhe 18, u zhvilluan kimia dhe prodhimi i barërave. Në kohërat e lashta alkimia quhej aftësi mbretërore kurse sot pseudoshkencëtarët quhen «alkimistë». Pra alkimistët mundoheshin të gjenin «gurin e mençurisë», gjë e cila përshkruhej si «Vepër e madhe» (lat. Magnum opus). Guri i mençurisë do të mundësonte që metalet e zakonshme të shndërrohen në ar dhe në argjend.

Por ç`na hyn në punë alkimia në analizën e sotme? Më bëhet merak se si alkimia nuk ka zënë vënd edhe në histori, ose pse shtrembëruesit e historisë nuk janë quajtur edhe ata alkimista. Mënyrën më të dukshme të dëshirës me apo pa dhunë që historia të shtrembërohet në mënyrë alkimike, e kemi hasur në shkrimet e shumta mbi ne dhe për ne. Sa është e njohur dhe sa është e pranishme alkimia si shkencë ose si hulumtim filozofik në kërkim të “Gurit të mençurisë” në literaturën historike? Shumë do të thosha.

Serbia dhe Greqia në mënyrën më të paskrupullt janë munduar dhe mundohen edhe sot e kësaj dite që historinë e tyre, e cila nuk ka histori, në mënyrë alkimike t`a krijojnë për vete. Nga asgjëja mundohen të sajojnë ar. Por iu bëhet e pamundur. Ari është ar e thëngjilli thëngjill. Dhe kështu në mënyrë alkimike, e në rastin tonë me vjedhje, të krijojnë Historinë e tyre kombëtare.

Nëse bëhet një krahasim me alkimikët kimistë, ata që nga shekulli i 18-të e panë që është e kotë të mendohet dhe të mundohet që nga thëngjilli të krijojnë ar. Me një evoluim shkencor lindi kimia e vërtetë, pa njohuritë e së cilës sot do të ishte e pamundur jeta moderne. Po ashtu nga alkimia farmaceutike lindi farmacia moderne e cila ka mundësuar që me barërat e sotëm të bëhet mrekulli në shërimin e sëmundjeve njerëzore, shtazore dhe bimore.
Po ç`ndodh me alkimistët serbë të historisë? Ata ende jetojnë në mendësinë e kohërave babilonase dhe mesopotamike të shndërrimit të një të vërtete në rrenë, apo mund të themi të së kundërtës, shndërrimin e një e më shumë rrenave në të vërtetë të tyre.
Serbët vuajnë shumë nga ajo që janë të paorigjinë prandaj edhe me instiktin e tyre prej mashtruesi, i kanë veset e tyre shumë të këqija, çorodisin historinë dhe origjinën e tyre duke njollosur atë të të tjerëve, e me këtë rast tonën. Është për çudi që Perëndimi i “ha” gënjeshtrat e tyre; se ku e kanë qëllimin e vërtetë, këtë nuk e di.
Në mënyrën më fëmijërore dhe aspak shkencore por qesharake, ata dalin me “zbulimet” e tyre .
“Po serbët kush janë?!”, pyeste dr. Skënder Rizaj, dhe përgjigja ishte kjo: “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje nuk janë sllavë, siç nuk janë autoktonë në Ballkan, aq më pak në Kosovë. Ani pse për këtë flasin me të madhe thuajse gjtihë bota, sidomos shkenca nuk i njeh”. Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë sidomos: arkeologjia, poçaria e filingranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes së ilirëve, paleografia cirilike te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht), kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia, etj., në përgjithësi tek popujt.
“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”.
Por dëshira alkimike e tyre që nga tunxhi, bakri, thëngjilli të bëjnë ar, nuk ndalet e për këtë mua m’u desht që personalisht të “bindem” me dy libra të botuar në Beograd: Vesna Pešić, “Prećutana Istorija Albanci – lažni Iliri 2008”, (“Historia e Heshtur, Shqiptarët – Ilirë të rrejshëm) si dhe Grupa autora: “Kavkaski Albanci- Lazhni Iliri”, (“Shqiptarët e Kaukazit – Ilirë të rrejshëm”, 2007) .

“Qëllimi i hulumtimit të prejardhjes së shqiptarëve, qëndron në atë që përfundimisht të hidhet poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik, me të cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrëmbimi i tokave të huaja, e në këtë rast tokave tona (serbe F.Xh.), toka të cilat kanë një vlerë të tillë që nuk matet me asgjë për sa i përket historisë, kulturës dhe gjeostrategjisë së popullit serb, toka nga të cilat populli serb, kurrë nuk do të heqë dorë.” ( Akademik Mihajlo Markoviq). Pastaj vazhdohet:
“Çfarë faktesh e arsyetojnë lidhshmërinë historike mes Shqiptarëve dhe Ilirëve? A egziston ndonjë lidhje gjenetike mes tyre? – Asnjë.” “Nuk gjendet asnjë dokument historik i cili vërteton qëndrimin e shqiptarëve në Ballkan deri në shek. e XI-të. Nuk ka indikacione arkeologjike për praninë e tyre në këto anë. Të gjitha toponimet shqiptare vërehen pas shekullit të mesëm; ndërsa sipas formave të saj strukturore, gjuha shqipe nuk ka asnjë gjë të përbashkët me Ilirishten”. (Shqiptarët e Kaukazit…)

Për përshkrimin e ndërgjegjshëm të pandërgjegjshmërisë serbe, për alkimizmin e tyre në trillimet në histori, i morra për analizë (zbërthim) tri libra të cilët të japin një ide të vërtetë se deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetes (sllavizmit-serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer’s Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të Roberto Salinas Price-it; “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (Ish ambasador i Jugosllavisë në Meksikë ) dhe “Montenegro-Cradle of Homer” (Mali i Zi, djepi i Homerit), “Troyan language is Slavic”, “Gjuha trojane është Sllave”) të Novak Andesilić.
Branko Vukosiç botoi në vitin 2003 “Mbi misterin Trojano-sllav”. Autori i lartpërmendur mbron qëndrimin se Troja dhe tokat e saj janë në Ballkan, dhe se Troja ka lidhje me civilizimin sllav, duke potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thotë se Troja është në Luginën e Neretvës, vendi i quajtur Gabela, por duke shkuar edhe më larg: Iliada dhe Odisea u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër (?). Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872, kur historiani serb Milosh S. Milojeviq në faqen 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve” (1872) thotë se trojanët ishin serbë. E bukur kjo!

Po, por vetëm si alkimi historike.
Por kur nuk duam të bindemi që i ka kaluar koha alkimisë si asaj kimike, farmaceutike por edhe asaj historike, atëhere “fabrikat” alkimike prodhojnë alkimistë të rinj të historisë të cilët mundohen që me metoda kundër ligjeve të natyrës, të bëjnë mrekullira.( 2013)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close