Advertisements

1960 – Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu largohen nga Moska nga mungesa e sigurisë për jetën

25 Nentor 1960 – Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu largohen me ngut nga Moska, rreth një javë para se konferenca e 81 partive komuniste të përfundonte punimet, siç duket nga mungesa e sigurisë për jetën, pas guximit në ballafaqim më Khrushovin, por edhe për të qenë në Shqipëri për festat e 28 – 29 nëntorit.

Ata nuk pranuan të udhëtonin me aeroplan, por morrën trenin nga stacioni qëndror i Kievit ku rreth 300 studentë shqiptarë kishin ardhur nga Moska për t’i përcjellë dhe për të shprehur mbështetje. Hoxha dhe Shehu udhëtuan nëpër Ukrainë, Hungari, Austri dhe Itali, duke besuar më shumë sigurinë e Perëndimit kapitalist sesa atë të Lindjes mike të tyre. Hysni Kapo dhe Ramiz Alia qëndruan në Moskë deri në fund të konferencës. Një javë më vonë, më 3 dhjetor, Bashkimi Sovjetik dhe Shqipëria ndërpresin marredhëniet diplomatike, ndërsa lidhjet Tiranë – Pekin forcohen.

//Kalendari Enciklopedik Shqiptar

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close