DURRËSI DHE THUMANA STËRNGARKOHEN ME NDIHMA

Thumana dhe Durrësi janë të mbingarkuar nga ndihmat, si në ushqime dhe veshmbathje. Nëse do vazhdohet të dërgohet përsëri ato do të magazinohen, ose do përdoren jo si duhet, prandaj, në to vende momentalisht mos dërgoni ndihma. Kjo është thirja që po shpërndahet nga qindra aktivistë dhe vullnetarë në Shqipëri.

Informacion që në  Laç qytetaret kanë nevojë për ushqime dhe cadra, dhe se janeë 170 familje në qiell të hapur. Zonat të tjera në urgjencë janë: Pezë, Prezë, Ishem, Fush-Kruje, Sukth, Bubq, Nikel, Vore, Shijak.

Atje nuk kanë shkuar ndihma, ka nevojë ekstreme për strehim, ushqim, ujë dhe batanije. Po qendrojnë jashtë shume familje…Para se te shkoni diku merrni në tel numrat e kontaktit, për tënpyetur për nevojat “, shkroi pak më parë në rrjete sociale aktivistja Ola Hajrizaj.

“Kam nevojë për ndihmën tuaj: Na dërgoni emra fshatrash ose zonash të panjohura ku njerëzit kanë humbur shtëpitë dhe kanë nevojë për ushqim, veshje, strehim. Ju lutem, na dërgoni dhe një person kontakti për çdo zonë. Sapo ta përfundojmë listën, do e publikojmë që ndihmat të shkojnë atje ku nuk kanë arritur deri tani. Dikush t’a shperndaje kete info edhe ne Kosove, pasi shqiptarët e atjeshem vazhdojne tënsjellin ndihma në Durrës e Thumane. Atje s’ka më asnjë nevojë’, përfundon statusi i saj në ‘Facebook”.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close