Kupola e kishës “San Gaudenzio” në Itali, është ndriçuar me ngjyrat e Shqipërisë

ATSH/ – Tërmeti i së martës ka solidarizuar shtete të shumta nga të katër anët e botës në mbështetje të Shqipërisë në këtë dhimbje të madhe që ka përjetuar gjatë këtyre ditëve.

Një gjest i tillë mjaft domethënës dhe me një vlerë të veçantë në një situatë të tillë ka ndodhur dhe në qytetin e Novarës në Itali.

Kupola e kishës “San Gaudenzio” në këtë qytet është ndriçuar me ngjyrat e Shqipërisë. Ajo do të përndrijë kështu sonte, nesër dhe të dielën.

“Një gjest simbolik i bashkisë sonë për të shprehur solidaritetin e plotë me atë që po përjeton Shqipëria”, shprehet kryebashkiaku Alessandro Canelli.

“Novara shpreh solidaritetin e saj duke ndriçuar Kupolën simbolin e qytetit, me ngjyrat e Shqipërisë”, tha kryebashkiaku Canelli.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close