UEFA: Për Euro-2020 një milion bileta në shitje për tifozët

ATSH-AFP/ – Një milionë bileta do të vihen në shitje nga data 4 deri më 18 dhjetor për tifozët e 20 ekipeve, tashmë të kualifikuara për Euro-2020, theksoi sot UEFA duke përshëndetur kërkesat e mëdha të regjistruara deri tani.

“Vala e parë e aktivitetit tregtar verën e kaluar ka ngjallur një kërkesë të fortë, me një shifër prej më shumë se 19 milionë, ndërkohë që vetëm 1,5 milionë bileta janë vënë në shitje dhe tre milionë janë planifikuar në total”, theksoi Philippe Margraff, drejtor tregtar i UEFA-s.

“Kjo tregon se deri në çfarë pike është i vlerësuar dhe mirëpritur ky format nga tifozët”, theksoi ai në një konferencë shtypi në Bukuresht.

“Të mërkurën, ne do të nxjerrim në shitje një milionë bileta shtesë për 20 ekipet tashmë të kualifikuara”, njoftoi ai duke shtuar se periudha e blerjes do të zgjasë deri më 18 dhjetor.

Për këtë edicion të organizuar në 12 qytete të Europës, biletat më të përballueshme kushtojnë 30 euro në Baku, Bukuresht dhe Budapes dhe 50 euro në qytetet e tjera mikëpritëse.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close