Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

5 Nentor 1912 – Woodrow Wilson zgjidhet president i 28-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

5 Nentor 1912 – Woodrow Wilson zgjidhet president i 28-të i Shteteve të Bashkuara dhe shërben për dy mandate. Ish-president i Universitetit Princeton, pastaj Guvernator i Nju Xhersit; më 1912, ndahet nga Partia Republikane dhe zgjidhet president si demokrat. Biografi i tij Arthur Link thotë, se Wilson ishte orator magjepsës gjatë një kohë kur populli amerikan admironte oratorinë mbi të gjitha aftësitë e tjera politike. Wilson ishte njeri fetar “presbiterian” dhe besonte në ungjillizimin e botës; nga kjo, thonë historianët, lindi edhe “idealizmi wilsionian”, sipas të cilit, Shtetet e Bashkuara duhet të hynin në arenën botërore për të luftuar për demokraci; shpesh kjo ka qënë një pikë e diskutueshme në politikën e jashtme amerikane. Për sponsorizimin e Lidhjes së Kombeve, Wilson u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1919. Wilson la gjurmë edhe në historinë shqiptare me ndihmën për ruajtjen e ekzistencës së Shqipërisë. Shpesh ai përmendet si lidhja bazë në miqësinë shqiptare – amerikane. Woodrow Wilson dhe Bill Klinton konsiderohen sot si presidentët amerikanë më popullorë mes shqiptarëve; Wilson për mbrojtjen e Shqipërisë në fillim të shekullit 20-të; dhe Klinton për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës në fund të po atij shekulli.//Kalendari Enciklopedik Shqiptar

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close