Advertisements

Aksident fatal,vdes 21 vjeçarja

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj-Lipjan, në fshatin Muzeqinë të Shtimes, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 21 vjeçare, kurse pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës VË Golf, me inicialet V.O. 26 vjeçar, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi timonin, kalon jashtë rrugës në anën e majtë me ç’rast automjeti bie në lumin e fshatit.

Në këtë aksident, pasagjerja A.A.21 vjeçare ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë, ndërsa pesë të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.

Me rast janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close