Advertisements

Botim i përbashkët Shqipëri-Kosovë:“Arkivat Shqiptare”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës prezantuan numrin e ri të revistës “Arkivat Shqiptare”.

Revista “Arkivat Shqiptare” është organ shkencor dhe profesional, i botuar për herë të parë më 1999 nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Qëllimi i revistës është shkëmbimi i informacionit për dokumentet, tematikat dhe larminë e tyre, organizimi i veprimtarisë arkivore dhe komunikimi me profesionistët, shqiptarë e të huaj.

“Arkivat Shqiptare” nuk është vetëm një periodik i DPA, por një botim i përbashkët me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, duke kthyer në realitet unitetin profesional të arkivistëve të të dy vendeve.

Në këtë numër paraqiten aktet e Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës “Arkivat dhe të drejtat e njeriut”, e cila u zhvillua në qershor të vitit 2019 në Shkup të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me bashkëpunimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close