Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

/ Bushati: Keqardhje që në  rrjetin e Lobimit rus ka ngelur lideri i opozitës

ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi sot se shpreson që rezoluta e propozuar nga PS për ndërhyrjen në demokraci nga aktorë të huaj të kthehet në bazë ligjore, ndërsa shprehu keqardhjen që “në një nga këto rrjeta ka ngelur lideri i opozitës në ‘ekran’”.

Në një prononcim për mediet, Bushati komentoi edhe marrjen si të pandehur të Lulzim Bashës për lobimin 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

“Kemi rezolutë të Parlamentit Europian të miratuar më 10 tetor, kemi mbi 7 rezoluta të Këshillit të Europës. Në fakt unë kam votuar në shumicën e tyre duke qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Europës, në Asamblenë Parlamentare mbi dezinformimin, fake news, ndërhyrjet e huaja në demokraci. Shpresojmë që kjo iniciativë të kthehet në bazë ligjore që të ndalohet njëherë e mirë ndërhyrja e forcave apo e aktorëve të huaj në politikat shqiptare, dezinformimi në media, pra është një gamë shumë e gjerë”, – deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.

Ai tha se “më vjen keq që në një nga këto rrjeta ka ngelur si peshku pa ujë ndoshta lideri i opozitës, jo i asaj zyrtare, por i opozitës në ekran. Zoti Basha t’i shpjegojë në prokurori këto çështje jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Skoci, dhe në SHBA, sepse ka ndërhyrë në një sërë rrjetash të përbashkëta të shumë shërbimeve edhe investigimeve ndërkombëtare jo vetëm për financim të paligjshëm, por dhe mënyrën se si kanë dalë këto para. Zoti Basha e ka të vështirë t’ia shpjegojë vetes në radhë të parë se si ka rënë në këtë rrjet. Unë kam përshtypjen që është nga pakujdesia apo përgjumësia. Unë besoj në patriotizmin e zotit Basha njësoj si për veten time, nuk besoj se e ka bërë se i mungon patriotizmi. Kam përshtypjen që nuk ka qenë i orientuar mirë, ose mund të ketë qenë pak i përgjumur zoti Basha, pasi varet në çfarë ore të ditës ja kanë propozuar këtë kontratën e lobimit dhe nuk e ka ditur që nga pas mund të jenë oligarkë rusë. Megjithatë të paktën procesi të jetë i drejtë dhe të shkojë mirë dhe nuk kam pse komentoj komentin e zotit Basha. Shpresoj që legjislacioni ynë të jetë një masë parandaluese shumë e mirë njësoj si legjislacioni kudo sot në Europë si në Danimarkë, Francë, Gjermani etj..”

“Ne e paraqitëm dhe në Komisionin e Sigurisë bashkë me kryetarin e grupit Taulant Balla iniciativën dhe shpresoj që të jetë një rrjetë e madhe parandaluese për moshyrjen e influencave të huaja në politikën shqiptare, qoftë edhe në media, qoftë në dezinformim, pra fenomenet fake news, masat për edukimin e popullatës dhe në masa të tjera, deri në ndryshime penale”, – përfundoi deputeti Bushati.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close