Advertisements

CDC: Mikrobet rezistente ndaj ilaçeve shkaktojnë humbje të mëdha në njerëz

/ATSH-DPA/ – Bakteret dhe kërpudhat rezistente ndaj ilaçeve marrin më shumë se 35 000 jetë njerëzish në SHBA çdo vit, deklaruan zyrtarët amerikanë të shëndetësisë.

”Të paktën 2,8 milionë persona sëmuren me infeksione rezistente ndaj antibiotikëve çdo vit” tha Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas studimit, rezistenca ndaj antibiotikëve, aftësia e mikrobeve për të mposhtur ilaçet e krijuara për t’i vrarë ato, është një nga sfidat më të mëdha globale të shëndetit publik të kohës sonë.

CDC deklaroi se “kombi duhet të pranojë që një epokë pas antibiotikëve është tashmë këtu dhe nuk duhet të mbështetet vetëm te antibiotikët e rinj, të cilët një ditë nuk do të kenë efekt për mikrobet”.

“Disa ilaçe të mrekullueshme nuk kryejnë më mrekulli”, shkruajtën zyrtarët.

Zyrtarët e CDC-së paralajmëruan se rezistenca ndaj antibiotikëve është një problem në të gjithë botën dhe mikrobet përhapen përtej kufijve përmes njerëzve, kafshëve dhe mjedisit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close