Advertisements

Emri Gjirokastër dhe perandori i Bizantit Argyros

12 Nentor 1028 – Perandoresha e ardhëshme bizantine, Zoe, merr fronin si perandoreshë bashkëshorte e Romanus Argyrus. Argyros – Argjiro – Argjend, ishte emri i një familjeje aristokrate të shquar të Perandorisë Bizantine nga mesi i shekullit të 9-të deri në shpërbërjen e Perandorise në shekullin e 15-të. Kulmin e suksesit kjo familje e arriti pas mesit të shekullit të 11-të. Nga Argjiro rrjedh edhe Gjirokastër, bashkim fjalësh Argjiro dhe Kastër (kështjellë). Qyteti Gjirokastër shfaqet në të dhënat historike në vitin 1336, si pjesë e Perandorisë Bizantine. Prejardhja e emrit, sipas nje teorie rrjedh nga Princesha Argjiro, por kjo etimologji është konsideruar si popullore, pasi princesha Argjiro është thënë se ka jetuar më vonë, në shekullin e 15-të, periudhë kur qyteti u pushtua nga osmanët. Kjo lë gjithashtu të kuptohet se emri Gjirokastër ndoshta lidhet me atë të familjes së perandorit Argyros të Bizantit në fillim të mijëvjecarit të parë. Në vitin 1960, shkrimtari i njohur Ismail Kadare shkroi një poemë për princeshën legjendare Argjiro. Ja disa vargje të Kadaresë:

“eshtroi princesha krenare
në çdo kullë e çdo kamare
si të fundit roje ranë
çdo pëllëmbe me gjak e lanë
dhe e vetme ajo mbeti
përmbi kullë porsi deti
që i hedh dallgët në rërë
turqit u versulën të tërë
që ta zenë yllin të gjallë
po a zihet ylli vallë?
ja Argjiroja e shpejtë
tok me foshnjezën e vet
u vërtit si zog në erë
nga kalaja në humnerë
shkëmb më shkëmb seç u copëtua
ra si ylli po su shua
dhe kujtoi ky shkëmb i bardhë
se femija saj mbet gjallë
dhe që foshnjen ta mekojë
qumësht zuri të pikojë”.

//Kalendari Enciklopedik Shqiptar

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close