Advertisements

Është gjetur këlyshi 18,000 vjeçar,i cili vuri në dilemë shkencëtarët në është qen apo ujk

Editor

Ende nuk është e qartë se kur ka filluar të zbutet ujku dhe të bëhet qen shpie,apo nëse fare kështu ka rrjedhur kjo histori,por një qenush 18,000 vjeçar i gjetur pranë qytetit Siberian të Yakutsk ka habitur shkencëtarët suedez të cilët ende nuk e dinë origjinën e tij.

Testimet e ardhshme që duhet të bëhen mund të japin më shumë informacione rreth asaj se kur miku më i mirë i njeriut ishte zbutur. Hunda, lëkura dhe dhëmbët e kësaj kafshe janë ruajtur shumë mirë falë ngrirjes së përjetshme.

Studiuesit në Qendrën për Paleogjenetikë në Suedi kanë konfirmuar se qenushi është i vjetër rreth 18,000 vjet, por vetëm testet bazike të ADN-së së tij do të japin një përgjigje përfundimtare në pyetjen nëse është qen apo ujk.

Ekspertët thonë se periudha në të cilën jetoi kjo qenush ishte interesante nga një këndvështrim evolucionar. “Ne nuk e dimë saktësisht se kur qenët u bënë kafshë shpie, por mund të ketë ndodhur në atë kohë. Ne po pyesim nëse është me të vërtetë qen apo ujk apo ndoshta është diçka në mes “, tha studiuesi David Stanton për CNN.

Qentë modernë besohet të jenë zbutur nga ujqërit, por koha e ndodhjes së kësaj ngjarje nuk është specifikuar,ende.Një studim i botuar në revistën Daily Communication zbuloi se qentë modernë mund të jenë zbutur nga 20,000 deri në 40,000 vjet më parë.

Një tjetër studim i Universitetit të Oksfordit, 2016, i botuar në revistën Scientiques, zbuloi se qentë ishin zbutur nga ujqërit gri gjatë Paleolitit.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
Next Post

EM 2020:Kosova nëse kalon Play-off-in do të jetë në një grup me Holandën e madhe

Sot  është tërhequr në Bukuresht shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, që në vitin 2020 do të organizohet në 12 shtete. Sa për përfaqesuesen e Kosovës,ajo pasi që nuk ia arriti të zë njërin prej dy vendeve të […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close