Advertisements

Hurmet,vërtetë një frut i shëndetshë dhe i dobishëm për organizmin e njeriut

Ne e dimë që hurmat janë shumë të shëndetshme, por jo edhe sa të dobishme janë ato për trupin tonë.

Ky frut është i pasur me sheqer natyral i cili është një zëvendësues i shkëlqyeshëm i sheqerit të thjeshtë. Hurmet zvogëlojnë urinë, ato janë një pilulë e vërtetë natyrore multivitaminash, për këtë arsye ato rekomandohen për të rriturit dhe fëmijët.

Ato ndihmojnë me aneminë, presionin e lartë të gjakut, kolesterolin, madje edhe në luftën kundër kancerit. Pothuajse nuk ka sëmundje që nuk mund të trajtohet me hurme.

Ato gjithashtu përmbajnë lutein dhe zeaxanthin, kjo është arsyeja pse ato quhen vitamina për sytë, kështu që nëse doni të ruani shikimin, hani këto fruta sa më shpesh që të jetë e mundur. Hurmat janë gjithashtu të pasura me kalium i cili është i mirë kundër diarresë. Konsumimi i tyre rregullisht ndihmon për të rikthyer florën e zorrëve sa më shpejt të jetë e mundur, por gjithashtu stimulon formimin e baktereve të mira në zorrë.

Ato janë të pasura me fibra natyrale që kanë një efekt të dobishëm në zorrë. Nëse keni një problem me zorrët e dembelizuara, do të ishte mirë që në mbrëmje të vendosni disa hurme në ujë. Ato do të lëshojnë lëng gjatë natës që është një qetësues i shkëlqyeshëm.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close