Advertisements

Këto janë shenjat që tregojnë se ju keni mungesë të vitaminës C

Vitaminat janë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të organizmit të njeriut.Është edhe vitamin C i cili fuqizon imunitetin dhe e mbron organizmin nga ftohjet dhe gripat ,prandaj është e nevojshme të merret rregullisht.

Edhe pse doktorët na përkujtojnë këtë gjë ,shumë nga ne nuk e bëjmë dhe prandaj iem në gjendje mungese të kësaj vitamine.për ta kuptuar këtë janë disa shenja që zbulojnë nëse organizmit tonë i mungon ajo.

Shenja më e qartë është se ju sëmureni lehtë. Pa mjaft vitaminë C, nuk ka mjaft qeliza të bardha të gjakut që sulmojnë viruset dhe bakteret dhe kështu mbrojnë trupin kundër gripit dhe ftohjes.

Nëse jeni të lodhur, në një humor të keq dhe të përgjumur, mund të ketë të bëjë edhe me mungesën e kësaj vitamine. Studime të shumta të kryera mbi pacientët që luftojnë me ankth tregojnë se gjendja e tyre shpirtërore është përmirësuar për 34 përqind pasi injektuan vitaminën C.

Mungesa e kësaj vitamine gjithashtu mund të ndikojë në indet lidhës që nuk rigjenerohen në një normë normale, kështu që plagët tuaja shërohen më ngadalë. Pa këtë vitaminë, nyjet tuaja janë gjithashtu në gjendje më të keqe, të fryrë dhe të lënduara, dhe me një prekje të thjeshtë më të fortë, krijohen bruizma në trupin tuaj. Një tjetër shenjë e qartë që do të shihni në flokë dhe lëkurë, nëse ato janë të thata, atëherë do të thotë që trupi juaj nuk ka mjaftueshëm këtë vitaminë.

Rritni sasinë e vitaminës C në trupin tuaj duke konsumuar brokoli, lakra dhe agrumet. Sigurohuni që të konsumoni fruta të freskëta, jo lëngje dhe derivate të tjerë të përpunuara.

//Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close