Advertisements

Klubi i tifozërisë “Skifterat” festojnë 20 vjetorin e themelimit ,duke përkujtuar edhe heroin që ua dha emrin

Sot duke filluar nga ora 11 00 në holin e Teatrit të qytetit të Gjilanit është shfaqur një ekspozitë në nder të themelimit të klubit të tifozëve të K.F. Gjilani “Skifterat”.

Në 20 vjetorin e “Skifterave”,djemtë dhe vajzat e këtij klubi kanë mirëpritur vizitorë të shumtë të cilët në pamje fotografike si dhe me suvenir të klubit janë njoftuar për historikun dhe udhtimin në dekada tok me futbollin dhe futbollistët e “Gjilanit”,duke frymuar bashkë.

Përveç kësaj ekspozite ata duke filluar nga nesër e tutje do të bëjnë edhe aktivitete të tjera si dhe vizita te Varrezat e Dëshmorëve si dhe në Prekaz Memorialit të Jasharëve.

Djemtë tifozë anëtarë të klubit të pranishëm aty me krenari kanë rrëfyer se emri i klubit të tifozëve gjithësesi lidhet me emrin e heroit kombëtar Skifter Arifi.

Dhe se kjo ekspozitë jo se tregon thjeshtë një historik tifozerie por edhe karakterin tjetër më intelektual dhe kombëtar  të një tifozerie,gjë të cilën më së miri e dlshmon holi me ekspozitën mbushur me simbole kombëtare.

//Xh.Arifi//Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close