Advertisements

“Kodi i Shqiptarit” shfaqet në Izrael

ATSH/- Në Cinematheque/Tel Aviv u zhvillua sot ceremonia e shfaqjes premierë të filmit dokumentar “Kodi i Shqiptarit”, i producentes së njohur izraelite, Yael Katzir, ne partnership me Ambasadën e Shqipërisë në Izrael dhe me kontributin e shumë institucioneve, individëve, dhe sidomos Katzir Production.

Ambasada shqiptare në Izrael thekson se “realizimi i këtij dokumentari, është frut i një pune të konsiderueshme në bashkëpunim me producenten Katzir, me qëllim promovimin e rolit unik të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore , fakt i cili i shërben rritjes së krenarisë kombëtare, një gjest historik i cili e veçon Shqipërinë jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por në të gjithë Europën”.

Në ceremoninë e hapjes me këtë rast, Ambasadori  i Shqipërisë në Izrael, Bardhyk Canaj u vlerësua me medaljen e Mirënjohjes nga Produksioni Katzir, për kontributin e tij në realizimin e këtij aktiviteti.

Aktiviteti ne fjale, pati interes dhe jehonë jo vetëm në komunitetin shqiptaro-hebre, por edhe në pjesëmarrjen e trupit diplomatic të akredituar në Izrael, funksionarëve të njohur izraelitë të fushës së drejtësisë, artit, kinematografisë dhe anëtarë të botës akademike.

Ky dokumentar, i cili ka për qëllim rritjen e vizibilitetit, në kuadër të diplomacisë publike, për promovimin e vlerave unike të kombit tonë, do të shfaqet në disa kryeqytete europiane, ku stacioni i radhës do të jetë Parisi në 21 Nëntor, dhe më pas do vijojë rrugëtimin e tij edhe në SHBA.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close