Advertisements

Ky është vendi i parë europian me transport publik falas

Në Kohë të kapitalizmit të egër dhe konsumit,ku çdo gjë kalon nga paraja,ka edhe shembuj që e tregon të kundërtën.

Luksemburgu duhet të bëhet vendi i parë në botë që bën të gjithë transportin publik falas.
Kryeministri Xavier Bethel dhe qeveria dhe koalicionit kanë njoftuar se verën e ardhshme të gjitha shërbimet e trenit, tramvajit dhe autobusëve do të jenë falas.

Duke pasur parasysh udhëtimet e gjata dhe ndikimin e dëmshëm të emetimit të gazrave të makinave në mjedis, ata shpresojnë se masa do të jetë në gjendje të lehtësojë disa nga bllokimet e trafikut e që më të këqija në botë. Luksemburgu, i cili kufizohet me Belgjikën, Gjermaninë dhe Francën, ka më shumë se 400,000 pasagjerë që vijnë për të punuar çdo ditë nga vendet fqinje.

Këtë vit, Luksemburgu filloi të ofrojë transport falas për nën-20 vjeçarët. Nxënësit e shkollave të mesme gjithashtu ishin në gjendje të shkonin në shkollë dhe të ktheheshin në shtëpi falas

Sipas Guardian, një vendim se çfarë të bëjmë me seksionet e klasit të parë dhe të dytë në trena akoma nuk është marrë.

Udhëtarët tani paguajnë 2 euro për një maksimum dy orë, e cila mbulon pothuajse të gjitha udhëtimet në këtë vend të vogël.

Duke filluar nga viti 2020, të gjitha biletat do të anulohen për të kursyer pagesat e biletave dhe paisjev, njoftojnë mediat.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close