Advertisements

“Lahuta e Malcís” për herë të parë në frëngjisht

ATSH/- Në kuadër të promovimit të “Lahuta e Malcís” për herë të parë në frëngjisht, përkthyer nga sociologu shqiptaro-francez Abidin Krasniqi, në bibliotekën “Marin Barleti” u organizua mbrëmjen e djeshme nga bashkia e Shkodrës një aktivitet për At Gjergj Fishtën.

Nën interpretimin e aktorëve të Teatrit “Migjeni” Rita Gjeka (Mjeshtër i Madh), Jozef Shiroka dhe aktorit të Teatrit “Illyricum” Paulin Ujka, krijimet letrare të françeskanit të madh “Tringa”, “Oso Kuka” dhe “Lidhja e Prizrenit” erdhën për spektatorin shkodran si një thirrje shpirti.

Emocionues ishte interpretimi i Pretash Nilaj i “m’Lahutë si n’ato kohë t’Malcis…”.

Sociologu shqiptaro-francez Abidin Krasniqi foli për emocionet dhe njohjen e tij me veprën e Fishtës dhe punën e jashtëzakonshme të përkthimit të “Lahuta e Malcís” në frëngjisht.

“Lahuta e Malcís” konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi të  shkruante nga viti 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.

Epopeja “Lahuta e Malcís” përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close