Advertisements

Mblidhet komisioni hetimor për shkarkimin e Metës

ATSH/ Komisioni i posaçëm hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit Meta, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, administroi sot opinionin paraprak dhe opinionit final të ardhur nga Komisioni i Venecias.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme u shqyrtua edhe informacioni i ardhur nga Presidenti i Republikës, duke respektuar rregullat e përcaktuara në Ligjin nr. 8457, datë11.02.1999 “Për Informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”.

Kreu i Komisionit, Ulsi Manja u shpreh se, “kam në dorë informacionin e klasifikuar sekret dhe anëtarët që kanë certifikatën e sigurisë kanë të drejtë të njihen me informacionin”.

Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneli kërkoi që të merret një vendim duke qenë se të gjitha informacionet për veprimet e Metës janë mbi tryezë.

“Mund të rishikojmë që sot. Të jepet një mendim i prerë, nëse e ka shkelur apo nuk e ka shkelur Meta Kushtetutën. Por ju po kërkoni kohë. Të merren në shqyrtim të gjithë informacionet e të dilet në një vendim”, tha Zeneli.

Manja u shpreh se, “bashkohem me mendimin tënd. Ne jemi drejt fundit. Alimadhi më tha se duhet të njihemi me vendimin. Do të jetë një kohë e shkurtër”.

Mbledhja pas prezantimit të rendit të ditës, ka vijuar pa praninë e mediave për shkak të përmbajtjeve sekrete që do të shqyrtohen.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close