Advertisements

Me kënd jemi ne? Jemi me dreqin e mallkuar !


shkruan Fahri Xharra

Nëse “politika është art i së pamundurës” (Bismarku), atëherë a dimë ne të bëjmë politikë? Nëse historia është pasojë e një apo shumë manipulimeve , si duket ajo e jona ? Kur politikën nuk e bën vet sepse të mungon përvoja, pjekuria dhe mbi të gjitha aftësia e gjeturisë diplomatike në raste të vështira ; atëherë si do ta shkruash historinë tënde kur mijëra libra i kanë mbushur raftet e bibliotekave familjare dhe ato publike të mbarë Europës dhe që e mbajnë vulën e një propagandeje të fëlliqur antishqiptare?
Në këtë rast këmbëngulja për tu thirrur në universalizmin njerëzor si një mjet që sjellë dobi në njohjen e drejtë dhe mirënjohjen e të kaluarës sonë nga të tjerët është pak dobi prurëse. “ Përfundimi është sa i thjeshtë aq edhe i ndërthurur për tu shpjeguar: “duhet te kemi parasysh që investimet sllave në perëndim për sa i përket deformimeve të historisë, kulturës, traditave shqiptare në përgjithësi janë të shumta dhe të vjetra në kohë dhe i kapërcejnë shekujt.”(B.T.)

A e dimë ne nivelin e propagandës anti-shqiptare që zhvillohet nëpër botë? Në këtë prizmë duhet edhe të shikojmë se sa na i ndihmojmë që kjo propaganda të zë vend. A jemi të vetëdijshëm se sa të forta janë lobet sllave në Perëndim? Rrjeta e tyre është e shtrirë dhe është e kapur në nivelet më të larta të shtetit, pushtetit ,politikës dhe akademive universitare perëndimore. ”Ne Shqiptarët jemi të mangët dhe komplet të paorganizuar në drejtim të promovimit të historisë, kulturës dhe traditave tona në perëndim edhe sot që flasim në shekullin e 21.”

Çka na pëlqen të themi ?

Ne e dimë që shteti Shqiptar dhe ai i Kosovës janë të pa organizuar, të pa interesuar, dhe komplet të pa motivuar në këtë drejtim. Sa investojnë të dy shtetet shqiptare në këtë drejtim? Na pëlqeu apo jo; një përgjigje është e saktë që në nivel ndërkombëtar si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë absolutisht të pa fuqishme dhe të pa rëndësishme. Për Homerin dhe Odisenë ,në botë llogaritet që janë të shkruara mbi 5.000 libra që na e tregojnë të ”vërtetën” mbi Itakën ,Greqinë dhe gjuhën greke që ata e flisnin. Kjo ta zëmë është ”lashtësia”. Për Manastirin e Deçanit apo Patrikanën e Pejës :si do ta bindësh UNESCO-n se ato janë shqiptare ,së pari katolike e pastaj ortodokse shqiptare ?
Ç’t’i themi vetës që, që prej fillimit të demokracisë në tokat tona e deri më sot në botë janë shkruar mbi 50 libra të cilat e ”vërtetojnë ” prejardhjen jo shqiptare të Skënderbeut. E në këtë rast ,edhe na jemi kontribuuesit dhe argatët më të mirë në propagandimin e këtij pështjellimi. Po luan historia me ne apo ne po luajmë me historinë? Si do t`i kundërvihemi kësaj të keqeje. Sa kohë duhet ,sa para duhen që të rikthejmë vëmendjen e Europës në atë çka shkruante Marin Barleti?
Me gjithë dëshirën e mirë që mund të ketë një individ ose një grup individësh privat, është fakt se nuk mund te përballohesh me një makineri gjiganteske propagande antishqiptare që funksionon në regjim të plotë prej shekujsh, sidomos nëse individët privat nuk kane mbështetje ekonomike, politike, akademike dhe lobimi.

Ku jemi ? Athua po jetojmë sot për nesër ,ose a e planifikojmë që të jemi një vazhdimësi e ndershme e vetvetes? “Konkluzioni është sa i thjeshtë aq edhe i komplikuar për tu shpjeguar: duhet të kemi parasysh që investimet sllave ne perëndim për sa i përket historisë, kulturës, traditave sllave ne përgjithësi janë të shumta dhe të vjetra në kohë dhe kapërcejnë shekujt.
Ne këtë prizëm nuk duhet te na çudisin propagandat anti-shqiptare që lexojmë qoftë ne internet ose edhe në nivel akademish dhe universitetesh. Lobet sllave në perëndim përfshirë dhe Italinë ,Francën ,Britaninë e Madhe janë shumë të forta dhe kapin nivelet më të larta të shtetit, pushtetit, politikës dhe akademive universitare. E majta italiane p.sh. ka pasur lidhje te ngushta me vendet komuniste të lindjes sidomos me Rusinë, duke nisur qe nga momenti i krijimit te partisë komuniste ne Itali që para një shekulli e deri ne ditët e sotme..”

Por ajo që është më dramatike dhe e tmerrshme është fakti se shqiptarët janë të parët që ndër thurin interesat e tyre me anti-kombin duke u bërë pjesë e një ingranazhi anti-perëndimor dhe material i dorës së parë të propagandës anti-shqiptare ( B.T) , ne punojmë në mënyrë të pandërgjegjshme kundër vetë kombit shqiptar, historisë dhe të vërtetave shqiptare ; atyre të vërtetave që qëllimisht nuk bëheshin të njohura, atyre të vërtetave që janë të vërteta dhe që me zbardhjen e tyre ,atëherë ndërrohet historia.
Më vjen ndërmend Faik Konica dhe shkrimi “Armiqt’ e Shqipërisë” që ai e botonte në numrin e parë të revistës së tij “Albania” (1897). Në këtë editorial, ai thotë se armiqtë e Shqipërisë nuk janë as greku, as serbi, as turku, por janë vetë shqiptarët, sepse ata nuk e duan lirinë e tyre, sepse, sipas tij, ata nuk bëjnë asgjë për të shpëtuar vendin e tyre.

Po na si veprojmë sot, që të ndryshojmë nga bashke kohanikët e Konicës?
Cilat lobe veprojnë në tokat tona? Pro apo kundër-shqiptare? Iu kundërvihemi ne atyre apo bëhemi” ortak’ me ta në përdhosjen e historisë , të krenarisë dhe vazhdimësisë sonë shqiptare? Ne trojet shqiptare me duket se ligjin e bëjnë lobet orientale-aziatike të ndërsyera dhe të përshtatura nga ato sllave, kështu që detyrimisht shqiptarët i janë futur pa e kuptuar as vetë një lufte qe po kryhet prej kohësh dhe qe ka të bëjë me zonat e influencës gjeo-ekonomiko-politike të lobeve te ndryshme botërore. Trojet shqiptare janë epiqendra e kësaj lufteje interesash për vet pozicionin gjeografik që e kane. Deri me sot më duhet të them me dhimbje te madhe se shqiptaret vazhdojnë te jene ne kahun e gabuar dhe jenë duke punuar kundra vet-vetes me shume zell drejt vet-shkatërrimit . Ende nuk jemi duke e zgjedhur mikun e vërtetë. Në një botë që sa vjen e po kthehet më globaliste, të parët që do fillojnë të humbasin identitetin dhe etnicitetin e tyre duke rrezikuar praktikisht të shkrihen si komb janë shqiptarët. E di që është e tmerrshme ajo që sapo shpreha por ky është realiteti që unë e shoh. Ma thoni ju lutem nëse e kam gabim!

Me kënd jemi ne?

Jemi me dreqin e mallkuar .Jemi me dreqin e mallkuar
Artikulli i shkruar duhet të ndezë ndenjën dhe detyrën e përgjegjësisë qytetare edhe tek ajo pjesë e shqiptarëve që kanë mjete ekonomike për te krijuar si në vendin amë ashtu edhe jashtë, bazat për krijimin e institucioneve te fuqishme lobimi.” Kurse tjetri me shkruan ”por problemi nuk është vetëm bota, por ndërgjegjja e shqiptarit, dhe nuk mjafton krenaria për të qenë burra….duhet ndershmëri intelektuale që ne akoma nuk e kemi…me sy të mbyllur vetëm nga patriotizmi…duhet patriotizëm tek politika dhe ndershmëri,jo patriotizëm por atdhedashuri në politikë dhe ndershmëri në prezantimin tonë në botë.”

Fahri Xharra,2012

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close