Advertisements

Ministria (MKRS) jep sqarime rreth vendimit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar.

Pas deklarimeve të fundit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dhënë sqarime rreth vendimit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar.

“Dëshirojmë t’ua bëjmë me dije qytetarëve të Kosovës, sidomos atyre që pa asnjë analizë flasin për ndërrim të lokacionit, se MKRS-ja tashmë ka përfunduar të gjitha procedurat, ka marrë vendim në qeveri për ndërtimin e stadiumit, ka bërë fizibilitetin e lokacionit, ka bërë shpimet e tokës dhe ka finalizuar projektin për Stadiumi Kombëtar të Kosovës”, thuhet në sqarim.

MKRS vlerëson se ndryshimi eventual i lokacionit do të rriste koston e stadiumit, do të komplikonte situatën edhe më tej dhe është një tendencë e qartë për ngecjen e këtij projekti, për më shumë, janë lajme dëshpëruese për qytetarët Kosovës në një kohë kur vendit tonë i duhet më së shumti ky projekt i cili është i gatshëm për të filluar.

MKRS fillimisht ka planifikuar që Stadiumin Kombëtar të Kosovës ta ndërtojë në Prishtinë. Kemi analizuar hapësirën në fshatin Bërnicë, e cila ka rezultuar me konteste pronësore, ka pasur hapësira që është dashur të shpronësohen dhe kjo e ka rritur koston e tërësishme të projektit, për më keq, ish-Qeveria Mustafa nuk kishte zhvilluar asnjë procedurë për ndërtimin e stadiumit në Bërrnicë.

Ndërkaq, lokacioni i tanishëm, për të cilin është marrë vendim që të ndërtohet stadiumi, ka qenë më i favorshmi  për arsye të shumta.

Dallimi në kilometra nga Prishtina në Korreticë ose Bërnicë është vetëm 5 km. Gatishmëria dhe bashkëpunimi i Komunës së Drenasit për ta ofruar një hapësirë të këtillë, ku tashmë prona ka kaluar të gjitha procedurat e duhura, duke qenë e dedikuar për stadium. Hapësira e tanishme, konkretisht ngastrat e kadastrave të ndara për stadiumin kombëtar, kanë qenë pronë e cila nuk ka pasur nevojë për shpronësim dhe kështu e ka ulur ndjeshëm koston e projektit, thuhet më tej në sqarim.

Fakte tjera të cilat kanë qenë të arsyeshme dhe bindëse që të përcaktohen për lokacionin, sipas MKRS-së, janë edhe afërsia me Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe qasja në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, teksa në vendimmarrje janë bazuar edhe te qëndrimi i trajtimit të barabartë për të gjitha skajet e territorit të Kosovës që stadiumi të ndërtohet në qendër të Kosovës.

MKRS ka ndërmarrë hapat e nevojshëm që të konkretizohet projekti në fjalë dhe ka shpallur thirrje ndërkombëtare për dizajnimin e projektit të Stadiumit kombëtar duke prezantuar projektin ideor të tij që ka kushtuar mbi 1 milion euro.

Ndryshe, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumnir Abdixhiku, ka thënë se gjatë bisedave në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së është diskutuar edhe rreth ndërtimit të stadiumit kombëtar.

Abdixhiku ka thënë se stadiumi është vendosur të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close