Advertisements

Ndrysho stilin e jetesës për të zvogëluar nivelin e sheqerit në gjak

ATSH/ Tipi 2 i diabetit është sëmundje e zakonshme, ku trupi i një personi dështon të prodhojë mjaftueshëm insulinë dhe kjo pastaj ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Simptomat e kësaj sëmundje përfshijnë humbje të shpejtë të peshës, shikim të turbullt, etje të tepërt dhe urinim të shpeshtë.

Fatmirësisht, ata që vuajnë nga tipi 2 i diabetit mund t’i largojnë simptomat përmes ilaçeve.

Megjithatë, ndryshimet e thjeshta në stil të jetesës mund të ndihmojnë në largim të shenjave të kësaj sëmundje.

Kujdes me peshën

Nëse jeni diagnostikuar së fundmi me tip 2 të diabetit, ose keni qenë të sëmurë për një kohë të gjatë, është shumë e rëndësishme të kujdeseni për peshën.

Tipi 2 i diabetit shpeshherë ndërlidhet me mbipeshë.

Duke humbur peshë, e posaçërisht në pjesën e belit, ju mund ta përmirësoni aftësinë për ta toleruar glukozën.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close