Advertisements

Neve menduam se po bëhemi me asfaltin e shumë pritur ,por ata na i moren edhe gurët anësor

Pritëm e pritëm ne banorët e lagjës së Udhës së Kumanovës që të bëjë “rahmetin” komuna edhe për ne dhe të fillojë të na i asfaltojë udhën,dhe pas nja dy dekadave thanë se po ia fillojnë.

U gëzuam ne të shkretit sa s’ban hiç ma.Por ja që disave u doli andrra e udhës së shtruar sepse me vërtetë ia filluan punës.Edhe pse pak si me zor ,shtro pak asfalt aty e pak atë tjetrën udhëz,dikiujt ia asfaltuan.

Megjithëse ato të asfaltuarat s’shkoi shumë e u prishën për t’i riparuar pas disa muajve,prap se prap asfaltin e kanë para dyerve.
Por neve s’na doli ashtu siç e prisnim.Sepse këtë pjesën tonë e harruan.S’pari edhe këtë pjesën nga ne e gërryen e shtypen ,dhe e lan e shkuan për të mos u kthyer.Një ditë ia filluan përsëri,i sollën gurët anësor dhe i lanë anash udhës ,andej e këndej.Dhe i lan e shkuan e nuk u kthyen tash një vjet.

Sot u kthyen përsëri,dhe ne kur dëgjuam ,hë ,thamë se mos ia filluan punës përsëri,dhe po na i shtrojnë edhe këtë pjesën nga ne.Por jo, çfarë të shohësh ata nga kompania “Tali” kishin ardhë me kamion e kishin nis me na i marrë edhe gurtë që na i kishin lënë vitin e kaluar dhe me këtë na i kishin ngjallur shpresën se më në fund edhe ne do bëheshim me asfalt.

Por na i moren edhe gurtë dhe ikën ,na i lanë dy tre grumbuj sa për të shpresuar edhe ma tutje por….ne mbetëm në lloç.Edhe pse Luta na kishte premtuar gjatë fushatës se “do na i hiqte lloçin nga dera”.

//Xh.Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close