Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Pamje nga kacafytja e qytetarëve të Gjilanit me qentë endacakë (Foto)

Një ndër problemet e pazgjidhura të përditshmërisë sonë është edhe ai me qentë endacakë të cilët janë shqetësim permanent për qytetarët.

Kaq vite edhe kurrë nuk u zgjidh problemi me ta.Vetëm këtë vit u tha se , numri i qytetarëve që kërkuan ndihmë mjekësore në QKUK nuk ishte dhe i vogël . Lindita Ajazaj – Berisha, U.D e Drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK ka thënë se deri në fund të muajit tetor kanë qenë afër 350 raste të kafshimeve nga qentë, kryesisht atyre endacak.

Pra ,veç rasteve skajshmërisht tragjike kur edhe kishte humbje jete ,këto të tjerat kur kafshohen njerëzit udhëve të qytetit e gjetkë duhet të jenë po ashtu shqetësim për kompetentët (nëse ka të tillë),por ja që nuk po ndërmerret asgjë.

Edhe Gjilani nuk bën përjashtim në mozaikun e qyteteve e lokaliteteve të tjera në Kosovë ku qentë endacakë janë problem për sigurinë e qytetarëve.

Edhe këto foto të shkrepura sot nga redaksia jonë,tregojnë “kacafytjen” e qytetarëve me qentë të cilët në pothuajse çdo hap paraqesin rrezik për ta.Mos të flasim për trishtimin e fëmijëve të cilët shkojnë në shkollë e udhës u dalin përpara qen të rrezikshëm e të cilëve nuk iu dihet as nëse janë të sëmurë dhe potencialisht kërcënues.//Xh.Arifi//Proinformacion.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close