Advertisements

Punime intensive për unazën e qytetit të Bajram Currit

ATSH/ – Po vijojnë punimet në fazën e dytë mbi zbatimin e projektit “Unaza e qytetit” në Bajram Curri, projekt ky i fituar pas një bashkëpunimi intensiv të bashkisë Tropojë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Projekti vazhdon në mes të lagjes “Partizani” aty ku kishte mbetur, nga Hotel-Restaurant “Real” deri tek Pallati i Kulturës. Punimet konsistojnë në sistemimin dhe asfaltimin e këtij aksi rrugor, ndërtimin e trotuarëve, sistemimin e ujërave dhe ndriçimin rrugor.

Pjesa tjetër konsiston në sistemimin e plotë të bllokut të lagjes “Dardania”, bllokut midis dy rrugëve kryesore “Harry Bajraktari” dhe “Mic Sokoli”, nga PTT, stacioni Fierzës deri tek kryqëzimi i Dragobisë, vazhdon me sistemimin dhe zgjerimin e rrugës “Ram Sadria” deri tek karburanti “Halil 1”.

Ky projekt përfshin asfaltimin, gjelbërimin, sistemimin e trotuareve, ndriçimin rrugor, krijimin e këndeve të lojërave për fëmijë dhe krijimin e vendeve për parking, duke i dhënë kështu më shumë bukuri dhe frymëmarrje qytetit të Bajram Currit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close