Advertisements

Republika Serbe miraton masat për vetëvendosje e që hedhin poshtë kompetencat e zyrtarit të lartë civil të Bashkësisë Ndërkombëtare

Parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjës, ka miratuar masat jo detyruese që hedhin poshtë kompetencat e zyrtarit të lartë civil të Bashkësisë Ndërkombëtare në Bosnjë-Hercegovinë dhe duke të cilat bëjnë thirrje për një referendum mbi anëtarësimin e Bosnjës në NATO.

Masat e miratuara, ishin pjesë e një pakete prej rreth 20 të ashtuquajturave “përfundime” të votuara nga ligjvënësit serbë të Bosnjës pas një seance maratonë 15-orëshe.

Përfundimet u propozuan nga shumica qeverisëse e udhëhequr nga Unioni i Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), i kryesuar nga Millorad Dodik, anëtar serb i presidencës tre-palëshe të Bosnjës.

Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën – zyra e së cilit u krijua në 1995, pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Dejton që i dha fund luftës në Bosnje- ka autoritetin për të shkarkuar politikanët dhe të drejtën për të vënë veto ndaj ligjeve tjera.

Përfaqësuesi i Lartë, aktualisht është diplomati austriak, Valentin Inzko, i cili mbikëqyrë zbatimin civil të Marrëveshjes së Dejtonit.

Kompetencat e Përfaqësuesit të Lartë janë kritikuar nga serbët e Bosnjës për shkak se nuk ofrojnë mundësi për të apeluar vendimet e tij, të cilat kanë efekt të menjëhershëm.

Që nga fillimi i punës së saj, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë ka shkarkuar një numër zyrtarësh, përfshirë gjyqtarë, shërbyes civilë dhe deputetë të parlamentit.

Njëzet përfundimet e miratuara, përfshijnë edhe një pikë që flet për të drejtën e njerëzve për vetëvendosje, por edhe një tjetër që njofton për mundësinë e një kushtetute të re të Republikës Serbe, e cila, siç thuhet, do të shpallet nga qytetarët përmes referendumit.

Megjithëse nuk janë ligjërisht të detyrueshme, masat e miratuara nga ligjvënësit serbë të Bosnjës, janë sinjal i pozicionit të shumicës parlamentare serbe të Bosnjës.

Përfundimet tjera të miratuara nga ligjvënësit, përfshijnë riafirmimin, se Republika Serbe ka autoritetin e vetëm për të vendosur mbi statusin e saj të ardhshëm.

Pothuajse 25 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje, e cila rezultoi me rreth 100,000 njerëz të vrarë, vendi mbetet etnikisht i ndarë midis myslimanëve, serbëve dhe kroatëve.

Mosmarrëveshjet për raportet e vendit me NATO-n kanë penguar formimin e një qeverie të re, një vit pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Formimi i një qeverie boshnjake ka ngecur kryesisht sepse anëtari i presidencës tre-palëshe, Millorad Dodik, që njihet si pro rus, ka refuzuar lidhjet më të ngushta me NATO-n.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close