Advertisements

Saranda “pushtohet” nga 75 jahte turistike dhe 6 kroçera

ATSH/ Qyteti bregdetar i Sarandës me plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta kulturore po vizitohet gjithnjë e më shumë në çdo stinë nga turistët e huaj.

Edhe pse ende vjeshtë, gjatë muajit tetor në portin e Sarandës, pati një fluks të shtuar të turistëve të huaj, që kanë ardhur me kroçera apo jahte.

Drejtoresha e portit të Sarandës, Kozeta Statha bën të ditur për ATSH-në se “në muajin tetor të këtij viti kanë ardhur 75 jahte turistike dhe 6 kroçera”.

Sipas drejtoreshës Statha, kroçerat kanë pasur në bord turistë nga Austria, Belgjika, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irani, Italia, Spanja, Zvicra, Ekuadori, Polonia, etj..

Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë me kroçera dhe jahte turistike.

Në periudhën janar-gusht 2019 Sarandën e vizituan 1255 jahte turistike, si dhe 215 tragete turistike nga këto 31 tragete Cruises.

Qyteti i Sarandës, njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Plazhi i Pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir, plazhi i Pasqyrave, i Ksamilit, etj., ofrojnë për turistët vendas e të huaj gjatë verës pushime mbresëlënëse.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close