Advertisements

Shqip, or tungjatjeta!

Editor

Me të gjitha shkronjat e vërteta,
shkruaj shqip or t’u zgjattë jeta!
Tridhjetë e gjashtë, mos u ngatërro,
i kemi të shtrenjta, mos i harro!

Ç dhe Ë dy germa dalluese,
si rrezet e diellit, janë përvëluese,
nëse s’i përdor, drejt edhe mirë,
fjala humb kuptimin, shkon në humbëtirë.

“Linguam iliricam”* të vjetër e kemi,
një alfabet për të gjithë sa jemi,
foli At Gjergj Fishta në Manastir,
Hafëz Ali Korça “Të lumtë o bir”!

Nder dhe respekt për këta dijetarë,
nga një mision në tjetrin, të pandarë,
bashkuan mendjet për ABC-në e njësuar,
gjuhën e perëndisë për ta lartësuar.

Për alfabetin, kur të bjerë fjala,
të gjitha gjuhëve të gjalla, bëju të fala!
Shkruaj e shqiptoj gjuhët e botës mbarë,
Me 36 shkronjat, si margaritarë.

Nga Xhemi Hajredini
Strugë, 20 nëntor 2019
(Me rastin e 111 vjetorit të Kongresit të Manastirit)

 

Loading...
Advertisements
Next Post

Xhelal Sveçla (LVV):Në asnjë variant Nisma dhe AKR nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme

Xhelal Sveçla Anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje duke folur si i ftuar në emisionin “interaktiv” në KTV për mundësinë e futjes së Nismas-Akr-së në përbërje të qeverisjes së ardhëshme nëse do kalonin pragun zgjedhor,ai ka thënë se : “Në […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close