Advertisements

Sindroma e pemës së Krishtlindjes

ATSH/ Nëse filloni të teshtini kur afroheni tek një pemë e dekoruar, duhet të dini se shkaku mund të jetë sindromi i pemës së Krishtlindjes. Sindroma e pemës së Krishtlindjes mund të shkaktojë simptoma të alergjisë sezonale, siç janë ethet gjatë sezonit të festave.

Simptomat

Hundë e bllokuar, kollë, sy të irrituar, sy që lotojnë, lodhje, dhimbje në gjoks, çrregullime të gjumit… të gjitha karakteristikat e alergjisë. Në raste të rënda, fëmijët me astmë mund të vuajnë nga një krizë e rëndë që kërkon ndërhyrjen e mjekut.

Shkaku

Kur pema rritet jashtë, mbi të mund të vendoset myku.

Pasi të vendoset në shtëpi, në një mjedis të ngrohtë, këto mikroorganizma mund të rriten dhe kolonizojnë dhomën përmes sporeve. Një studim amerikan ka identifikuar praninë e 53 llojeve myku në 26 pemë të ndryshme Krishtlindjeje.

Sa më gjatë që pema e Krishtlindjes të mbetet në shtëpi, aq më e lartë është shkalla e mykut. Kimikatet, si bora artificiale, mund të shkaktojnë gjithashtu reagime.

Zgjidhja

Teknika më e thjeshtë për tejkalimin e problemit është mosbërja e pemës së Krishtlindjes. Versioni artificial ose dekorime alternative dhe ekologjike mund të kufizojnë rrezikun e alergjive.

Ju gjithashtu mund ta lani pemën tuaj dhe ta lini të thahet jashtë para se ta vendosni përsëri në shtëpi.

Nëse zgjidhni një bredh artificial, mos harroni ta lani atë ose ta pastroni me një fshesë me korrent, sepse pluhuri dhe myku mund të mbërthehen edhe atje.

Të gjitha zbukurimet duhet të jenë të pastra, sepse pluhuri tërheq myk. Për të lehtësuar simptomat, mund të hidhni një pastrues ajri në dhomën ku ndodhet pema dhe të minimizoni ekspozimin, duke e mbajtur bredhin për 4-7 ditë në shtëpi.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close