Advertisements

Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022

ATSH/ Tirana triumfoi në Amiens të Francës, ku mes 5 qyteteve kandidate, u shpall zyrtarisht si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi një lajm të bukur, akordimin e këtij çmimi për kryeqytetin shqiptar.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur që Tirana është përzgjedhur të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022, ju uroj një të dielë të qetë “, tha Rama.

Tirana u vlerësua për fokusin që ka pasur tek të rinjtë, duke filluar nga ata më të vegjlit me çerdhet, kopshtet, shkollat, këndet e lodrave e deri te studentët me rikonstruksionin e konvikteve, apo krijimin e një sërë lehtësirave që ofron tashmë karta e studentit e kthyer në një realitet.

Nga dhjetëra qytete të Europës që aplikuan, mes pesë qyteteve finaliste ishte renditur edhe Tirana, krahas Kazanit (Rusi), Poznań (Poloni), Varaždin (Kroaci) dhe Baia Mare (Rumani).

Qytetet finaliste për EYC 2022 u përzgjodhën nga një panel i pavarur si Parlamenti Europian, Komiteti i Rajoneve, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, etj.

Akordimi i këtij çmimi është edhe një mundësi fantastike për ta kthyer Tiranën 365 ditë plot me aktivitete dhe në një pikë takimi për mijëra të rinj nga shumë vende të Europës.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash në organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve rinore si: Tirana Art Fest, Java Evropiane, Ditët e hapura të edukimit të BE, Ditët Rinore të Start Up-eve, Ditët e Rrjetëzimit të të Rinjve dhe Bizneseve etj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close