Advertisements

Trump dhe Stoltenberg do të takohen më 14 nëntor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg javën e ardhshme, për të diskutuar për shpenzimet ushtarake.

Ky takim vjen në kohën kur presidenti amerikan po vazhdon përpjekjet e tij që të shtyjë vendet anëtare të Aleancës që të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy liderët do të takohen më 14 nëntor për të biseduar për “progresin e aleatëve të NATO-s në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që të sigurohet ndarje e barabartë e barrës” së shpenzimeve.

Takimi Trump-Stoltenberg vjen para mbajtjes së samitit të NATO-s që është paraparë të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Londër.

Ky takim vjen një javë pasi presidenti i Francës, Emmauel Macron, gjatë një interviste për The Economist, paralajmëroi shtetet evropiane se NATO po vdes për shkak se Uashingtoni është i paparashikueshëm nën drejtimin e Trumpit, por ky qëndrim menjëherë u kundërshtua nga Gjermania, por u lavdërua nga Rusia.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Stoltenberg do të takohet edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe me anëtarë të Kongresit. Ai po ashtu do të marrë pjesë në takimin e koalicionit botërorë kundër grupit militant, IS.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close