Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ushqimet që duhet të konsumoni kur keni probleme me tiroiden

/ATSH/ Hipotiroidizmi ose mosfunksionimi i tiroides është një problem serioz, i cili kërkon trajtimin e duhur. Tiroidja ka një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit dhe shkaktari kryesor i mosfunksionimit të saj është çekuilibri hormonal.
Lodhje, humbje peshe, rënie e flokëve janë disa nga simptomat më të zakonshme që tregojnë se keni probleme me tiroiden. Konsumimi i disa ushqimeve mund t’ju ndihmojë shumë në trajtimin e saj. Më poshtë gjeni 5 produktet ushqimore që duhet të përfshini në dietën tuaj për shëndet më të mirë të tiroides.
Arra Brazili
Arrat e Brazilit janë shumë të pasura me selen, që është shumë efektiv kur vuani nga tiroidja. Vetëm nëse konsumoni 2-4 arra Brazili çdo ditë do të plotësoni sasinë e duhur të marrjes së selenit.
Avokado
Ky frut është shumë i pasur me kalium dhe mikronutrientë të tjerë që ndihmojnë në rregullimin e balancimit të sheqerit në gjak dhe nivelit hormonal per një funksionim më të mirë të tiroides.
Perimet me gjethe jeshile
Perimet me gjethe jeshile ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit të trupit. Ato kanë shumë antioksidantë që parandalojnë trupin nga çdo dëmtim radikal.
Peshku
Peshqit si salmoni, trofta dhe sardelet janë të pasur me acide yndyrore omega-3, që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, ndërtimin e imunitetit. Përveç kësaj peshqit kanë dhe shumë selen.
Veza
Vezët sidomos ato të ziera janë të pasura me jod dhe selen, që janë lëndë ushqyese mbështetëse të tiroides. Përveç kësaj ato janë burim i shkëlqyer proteinash dhe të tirozinës.
Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close