Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Zbulimi i fundit tregon se, megjithatë Neandertalët ishin sikur ne

Paragjykimeve se Neandertalët ishin njerëz më pak të zhvilluar se ai njeriu i ardhur nga Afrika ,për ditë e më shumë po iu vjen fundi ,pas zbulimeve më të reja të cilat qartazi tregojnë se ata fare nuk ishin aq primitiv për sa merreshin deri më tani.

Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve ka zbuluar në Tarragona një “gjerdan” të pazakontë parahistorik të bërë nga kthetrat e një shqiponje perandorake. Ky konstatim është provë tjetër se Neandertalët nuk ishin primitivë sa mendohej.Rezultatet e studimit u botuan në revistën Science advansis.

Zbulimi ndryshoi pikëpamjen e komunitetit shkencor mbi kulturën e Neandertalëve. Gjerdani ishte bërë rreth 39,000 vjet më parë.

“Deri para 50 vjetësh, mendohej se Neandertalët ishin primitivë, njerëz të vrazhdë,që u zhdukën sepse ata nuk ishin aq të përshtatur siç jemi ne, homo sapiensat,” tha studiuesi kryesor i studimit Antonio Rodrigez – Hidalgo.

Sidoqoftë, zbulimi i pazakontë është dëshmi se Neandertalët, si ne, ishin në gjendje të formonin mendime simbolike komplekse dhe kishin një ndjenjë estetike.

“Neandertalët përdorën kthetrat e shqiponjës si elementë simbolikë, ndoshta si zbukurime të varura,” shtoi ai.
Zbulimi i përket një kulture tipike për Neandertalët e fundit që jetuan në Evropë përpara se të vinin në kontakt me homo sapiensin.

“Ornamenti përçon mesazhin dhe është i lidhur ngushtë me zhvillimin e gjuhës komplekse dhe zhvillimin e një lloj njohjeje moderne, shfaqjen e artit, transmetimin e ideve dhe mesazheve abstrakte”, përfundoi shkencëtari.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close