Advertisements

Greqia dhe Turqia pranë një konflikti të armatosur qëkur Turqia nënshkroi një marrëveshje për demarkacionin me Libinë.

Pas nënshkrimit të demarkacionit në mes të Turqisë dhe Libisë,vijë e cila ka shkuar deri në ujërat e interesit grek,afër Kretës ,ankaraja dhe Athina janë pranë një konflikti të hapur të armatosur.
Marrëveshja është e lidhur me një zonë ekskluzive ekonomike që përfshin gjithashtu ujërat territoriale Greke.

Marrëveshja, e nënshkruar më 27 nëntor, parashikon një korridor që shtrihet përgjatë Mesdheut lindor midis brigjeve të Turqisë dhe Libisë dhe pret pjesën e detit për të cilin pretendon Greqia.

Ministri turk i Energjisë Fatih Donmez ka njoftuar se sa më shpejt që marrëveshja të ratifikohet nga të dy palët, anijet turke do të fillojnë shpimet nënujore në zonë në kërkim të gazit natyror dhe naftës.
Edhe pse Marina Greke nuk ka bërë një njoftim zyrtar, dy ekspertë tregojnë për media se Athina ka dërguar forca detare në zonën e diskutuar në juglindje të Kretës.

Shkaku i kësaj ,Greqia ka vendosur të dëbojë ambasadorin libian shkaku i kësaj marrëveshje midis Libisë dhe Turqisë për tërheqjen e një kufiri detar midis dy vendeve pranë ishullit Grek të Kretës.

Profesori i drejtësisë ndërkombëtare dhe deputeti konservator i Demokracisë së Re në Parlamentin Grek Angelos Sirijos mendon se Turqia nuk do të jetë në gjendje të fillojë shpimin.

“Ankaraja është këshilluar që asnjë eksplorim nuk do të tolerohet në një zonë të konsideruar nga Greqia si zona e saj ekskluzive ekonomike,” shtoi Sirijos.

Shefi i shtabit të Marinës Greke Admirali Nikos Cunis tha se forcat detare nuk do të prisnin ndihmën e askujt. “Çdom gjë që do bëjmë, ne do ta bëjmë vetë,” e bëri të qartë Cunis.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close