Rrethrrotullimet e sapo ndërtuara në Gjilan shndrrohen menjëherë në vende aksidentesh

Në Kosovë viteve të fundit jemi dëshmitar të ndërtimit të “rretheve” nëpër vende kyçe të udhëve dhe shesheve me qëllimin për të shmangur tollovinë e krijuar nga kerre të cilat gjithnjë e më shumë lëshohen në qarkullim nga pronarë të rinj.

Nga aspekti i sigurisë në komunikacion dhe i përvojave nga vende të tjera ,ato vërtetë do duhej të jenë shpëtimi ,dhe atë rol e kanë edhe këtu tek ne.Por nga përvoja jonë si qytetar që vozitë kerr ,na është krijuar përshtypja se po ndodhë e kundërta.
Sikur në qytete të tjera edhe në Gjilan ato janë element relativisht i ri në infrastrukturën e udhëve.

Dy rrethe që i janë shtuar infrastrukturës së qytetit ,janë fare të reja.Njëra përballë Spitalit të qytetit e tjetra nën stacionin e autobusëve e cila ka pak ditë që është lëshuar për çarkullim.
Ato në një farë mënyre e kanë liruar çarkullimin,por nga ana tjetër në perudha kur është i ngarkuar komunikacioni ,njeru ka frikë të futet në to.Të mbushet mendja se nuk ka shofer që në ato momente vozitë atypari e nuk është kushedi në çfarë urgjence.

Ata lere se nuk rrespektojnë rregullat porse po nuk qe ti shumë i kujdeshëm ,mënyra se si ata tentojnë të futen në rreth ose se si futen me shpejtësi dhe pa as kujdesin më të vogël ,sigurisht se do të ndodhte aksidenti,gjë që edhe shpesh po ndodhë.

Para ca dite një aksident kishte ndodhur mu te ai rrethi tek spitali,ndersa sot mun në mes të rrethit të sapo lejuar për komunikacion,te stacioni një Autobus kish goditur motoçklistin duke futur edhe motorrin nën.

Për fat të mirë megjithë pamjet e rrënqethshme ,siç mund ta shihni nga pamjet e sjelluara nga portali ynë nuk ka pësuar ngasësi i motoçikletës,i cili ishte një burrë në moshë dhe po diskutonte me policët të cilët siç u shpreh dikush nga të pranishmit e shumtë kishin arritur me vonesë.
Pra përshtypja është se rrethet në vend që të sherbejnë për shmangjen e aksidenteve ato për neve po bëhen “shkaktar” të aksidenteve,megjithëse nga statistika mund të jemi të gabuar.

/Xh.A/Proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close